• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kahn xheloz, sulmon Buffon: Të tërhiqej më herët që të kursente eliminimet

by Java News
13/04/2018 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të flasësh pas asaj që ka ndodhur është e lehtë, shumë madje. Në “Bernabeu”, stadiumin që ka shkruar historinë e futbollit, mbrëmjen e së mërkurës Buffoni tregoi se ishte ende një nga më të mirët në botë.

Tre pritje të mëdha, notën 7.5 pas ndeshjes, megjithatë…sipas Oliver Kahnit, Gigi nuk duhej të ishte në atë ndeshje. Për ish-portierin e Bayern Munchen dhe Gjermanisë, Buffoni do të kishte bërë mirë të tërhiqej më herët nga futbolli. Pikërisht siç bëri edhe vet ai, apo siç bëri më pas Philipp Lahm.

“Sigurisht nuk është e lehtë të kuptosh se kur duhet të ndalesh – shpjegon Kahn për gjermanen “Bild”. – Nëse do të ishte tërhequr më herët, ai do të kursente eliminimin nga Suedia, por edhe këtë zhgënjim të fundit përballë Realit. Megjithatë, ai është shtyrë gjithmonë nga arritja e rekordeve të reja, e mbi të gjitha nga ëndrra për të fituar Champions League”.

Kahn vendosi të tërhiqej gradualisht. Në fillim la Kombëtaren në vitin 2006, në përfundim të Botërorit të Gjermanisë, e më pas në vitin 2008 i dha “lamtumirën” edhe futbollit të luajtur.

“Ndoshta mund të luaja edhe për 2-3 vite të tjera, – vazhdon Kahn. – Por për çfarë do të nevojitej? Edhe Lahm më duket se mori vendimin në kohën e duhur. Nëse nuk je në gjendje të përcaktosh momentin e duhur për t’u ndalur, largimi më pas është më i dhimbshëm. Do t’i sugjeroja Buffonit të varte këpucët në gozhdë. Ai ka qenë kampion bote, ka qenë portieri më i fortë në botë, e këto vlejnë shumë. Sigurisht nuk vlen aspak kartoni i kuq i marrë në ndeshjen me Realin dhe fakti që nuk ka fituar ndonjëherë Championsin”.

Gjithsesi, realitet është se Gigi tregoi edhe gjatë së mërkurës se është ende në lartësinë e duhur për të luajtur. Dështimet apo gëzimet nuk mund të parashikohen përpara se të luhen ndeshjet. E të flasësh pas tyre, sigurisht që bëhet edhe më e lehtë.

a.ç

Next Post
Kritikët e Bashës shpallin Lëvizjen për Ringritjen e PD, kërkojnë zgjedhje të reja

Për të gjithë dashnorët e statutit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In