Një studim i ri e ka lidhur konsumimin e kafesë ekspres me tendenca shqetësuese të personalitetit, si, për shembull, “tendencat psikopatike”. Rezultati ka treguar se ata që konsumojnë ushqime të hidhura kanë më tepër tendencë për të ndjerë kënaqësi nga gjendjet e sikletshme. Kërkimi është udhëhequr nga profesorja Christina Sagioglou e Universitetit të Insbrukut në Austri dhe ka përfshirë rreth një mijë subjekte të testuar. Sagiogloutha se lidhja midis kënaqësisë nga ushqimet e hidhura dhe psikopatisë “mund të krahasohet me një xhiro në karusel, ku njerëzit kënaqen me gjëra që shkaktojnë frikë”.









