Komisioni i Ligjeve u përfshi nga një atmosferë festive pas lajmit se Shqipëria morri tre pikët nga CAS për ndeshjen e Begradit kundër Serbisë.
Sapo ka nisur mbledhja, kreu i Komisionit Fatmir Xhafaj ka lexuar para deputetëve lajmin, që është shoqëruar me duartrokitje, e sigurisht edhe me batuta.
“Kafe për të gjithë, sigurisht edhe ujë” u është drejtuar Xhafaj deputetëve të pranishëm, duke thumbuar edhe opozitën. “Sigurisht që kur të jeni ju në komisionin e reformës do të hapim edhe shampanjën”, tha ai.