• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadilli: Opozita ka humbur misionin e saj, bëjnë sikur janë në luftë me mazhorancën, por janë bashkë

by A R
22/11/2023 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Fatbardh Kadilli në një intervistë për Vizion Plus ka folur lidhur me gjendjen e opozitës aktualisht dhe ngjarjet e regjistruara në Kuvendin e Shqipërisë.

Në çfarë rezultati po shkon ajo pjesë e opozitës që sillet në atë mënyrë në parlament?

“Është shndërruar në një opozitë guerrile, është shndërruar në një opozitë radikale, është me zgjedhje kjo gjë, sepsë pavarësisht arrogancës e abuzimit të mazhorancës që injoron të paktën kërkesat për Komisionet Hetimore Parlamentare, opozita ka pasur gjithë kohën e mjaftueshme dhe mjetet që ta ndjekë në rrugë institucionalë, të kërkojë në Gjykatë Kushtetuese interpretim”, tha ai duke nënvizuar se opozita nuk zgjedhë këtë rrugë, por atë që e shndërron në guerrile, duke theksuar se kjo nuk i shkon një partie që lindi mbi parime demokratike. “Në këtë pikë duket se axhenda e kapërcen çështjen e funksionimit të parlamentit, është e ndërthurrur padiskutim edhe me me elementë që lidhen me hetimet e SPAK-ut dhe nga elemente që kanë të bëjnë me ballafaqimin  jo vetëm të opozitës, por të gjithë klasës politike sot, me sistemin e drejtësisë”, tha ai. “Të dyja palët duket sikur janë në luftë, por janë bashkë”, nënvizon ai.

Shumë janë të bindur se kjo sjellje vjen pasi ato që nxisin të tilla sjellje nuk mund të organizojnë protesta, ju si e mendoni këtë?

“Është e dukshme, sepse nuk mundet që revolucioni të ndodhi në gotën e parlamentit, furtunë në gotë nuk ka. Po të kishte nevojë për revolucion shoqëria shqiptare do kishte shpërthyer, nuk do priste që të shkonte zoti Berisha të kapej me duar me gardistët”, thotë ai, duke nënvizuar se disa deputetë tentojnë të ‘futen në zemrat’ e fanatikëve të Berishës duke ndjekur atë përmes kësaj sjelljeje edhe pse më herët e akuzonin për vrasje. “Të dyja palët kanë falimentuar, kanë shteruar politikisht dhe nuk thonë asgjë të re. Mua më kujtojnë fundin e një epoke, fundin e epokës së komunizmit”, thotë ai.

Nga ana tjetër, deputetët në radhët e Bashës janë thuajse të mekur përpara qeverisë dhe situatës në opozitë, disa mendojnë se opozita është e pashpresë, si mendoni ju?

 “Opozita në fakt ka dalë nga misioni i saj”, thotë ai duke iu referuar të gjitha pjesëve të opozitës. “Çfarë është qëllimi i radikalizimit? Që çdo gjë tjetër të mos duket opozitare, të duket sikur opozitë është vetëm ky që i vë zjarrin tavolinave të parlamentit, të tjerët të mos duken opozitarë. Jo, ata janë kundërshtarë të pushtetit. Sot ne kemi ish-qeverinë që është kthyer në antiqeveri”, tha ai.

/a.r

Next Post
VIDEO / Të maskuar dhe armatosur rëndë, momentet e rrëmbimit të anijes së lidhur me Izraelin

VIDEO / Të maskuar dhe armatosur rëndë, momentet e rrëmbimit të anijes së lidhur me Izraelin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com