• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadilli: Mark Marku na quante shërbëtorë të Ramës, por reflektoi i pari…

by A R
19/07/2021 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Uroj që reflektimi i demokratëve të jetë i shpejtë që partia të mos tkurret”. Kështu u shpreh ish-kandidati në garë për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli në studion e Dita Jonë ku foli për zhvillimet në kapim blu pas mbledhjes së Kuvendit kombëtar dhe zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar demokrat.

Sipas tij PD do të fitojë kur ajo të bëhet vetvetja dhe më e madhe se kryetari. Dhe kjo tha ai do të jetë sfida dhe objektivi tij, pasi shenjat e kuvendit të djeshëm tregojnë që po zvogëlohet.

“Po hymë në një tkurrje tjetër do të kemi probleme të mëdha. PD fiton kur të bëhet më e madhe se kryetari, PD fiton kur të bëhet më e madhe se vetvetja, PD fiton kur bëhet e vërtetë dhe frymëzuese. Shenjat e Kuvendit të djeshëm tregojnë që po bëhet më e vogël se para Kuvendit.

Kuvendi nëse është parë si një moment që mbyll proceset e zvogëlon partinë, nëse i hap proceset  politike ka shanse ta kthejë partinë në më të madhe, por e shoh të shkëputur nga proceset politike që unë jam i vendosur t’i çoj përpara. Kjo është gara ime. Nëse Basha do që ta bëjë më të vogël se vetja unë dua ta bëj më të madhe se kryetari”, tha ai.

Ndërsa vlerëson reflektimin e Mark Markut, Kadilli shpreson për një reflektim të shpejtë dhe nga demokratët e tjerë që PD të mos tkurret. Sipas tij pavarësisht rrugës ku ka hyrë PD, nuk ka forum politik që kontrollon energjinë politike, apo domosdoshmërinë e debatit publik.

“Nuk kontrollon energjinë politike, forumi politik. Në demokraci rrugët politike janë të pafundme. Nuk ka forum që ndalon domosdoshmërinë dhe debatin publik dhe kjo do të ndodhë se është e natyrshme. Çdo parti që ndodhet në këtë cikël të tillë politik si sot që ka mbyllur ciklin e vet 30- vjeçar. Ai që nuk e kupton sot do ta kuptojë nesër. Për Markun unë dhe kandidatë e tjerë quheshim shërbëtorë të Ramës. Marku reflektoi i pari, por si ai do të reflektojnë dhe të tjerë.

Çdo njeri ri do kohën e vet të reflektimit. Jam i gëzuar për reflektimin e tij. Këtë kohë reflektimi meriton të ketë çdo anëtar i PD. Nuk ka kryetar që çimenton vetveten, kur i gjithë ekipi politik  do të ketë reflektuar dhe në atë moment nuk ka më formulë, Kuvend e Këshill. Uroj që reflektimi të jetë i shpejtë që partia të mos tkurret. Jam i bindur se anëtarësia është e vetëdijshme. Unë i kam të qarta objektivat e mia”, u shpreh Kadilli.

Në “Dita Jonë” ai përsëriti qëndrimin e tij që mbajti edhe në Kuvendin demokrat, kur tha se PD ka nevojë ulëritëse për të parë vetveten, të dialogojë dhe kuvendojë:

“U thirr si i jashtëzakonshëm, po u mbyll si mëse i zakonshëm, nuk solli ndonjë risi. Ai litari jashtë që la që do të vazhdojë analiza të shërbejë shpresoj që ajo që quhet analizë të shndërrohet në bashkëbisedim politik, ne duhet të kuvendojmë si demokratë, opozitare e qytetarë. Ne duhet të kuptojmë që nuk jemi për vete. Partia në mënyrë ulëritëse ka nevojë të rishikojë veten”.

/a.r

Next Post
Harxhi dhe Ristani mbetën jashtë Këshillit të ri Kombëtar/ Reagon Grupi për PD: U manipuluan votat. U hoqën qëllimisht kritikët

Harxhi dhe Ristani mbetën jashtë Këshillit të ri Kombëtar/ Reagon Grupi për PD: U manipuluan votat. U hoqën qëllimisht kritikët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

April 3, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Si po e fiton Kina luftën në Iran pa shkrepur asnjë plumb

April 3, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

April 3, 2026
“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In