• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadilli: Do të kandidoj për postin e kryetarit me një kusht! Grupet në PD të mos jenë në shërbim të Berishës e Bashës

by Java News
22/03/2022 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në edicionin e lajmeve në Dritare Tv ishte i ftuar në një lidhje skype Fatbardh Kadilli për të komentuar mbi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike. Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë u shoqërua me reagime të shumta.

I pyetur nëse do të rikandidonte për postin e kryetarit të PD-së, Kadilli u shpreh se nëse grupi i deputetëve të cilët kanë marrë përsipër të drejtojnë partinë do të tregohen serioz duke mos i shërbyer as Bashës as Berishës, atëhere do të ketë vend për secilin që mendon se ka diçka të vlefshme për t’i ofruar PD-së.

“Unë jam i bindur që kam çfarë t’i kontribuoj dhe ofroj Partisë Demokratike. I kam propozuar në manifestin tim në garën e kaluar mënyrën, rrugën sesi ngrihet PD-ja, se si riformatohet politikisht opozita dhe e djathta politike.

Mbetem gjithmonë i angazhuar për ta përsëritur propozimin tim të sjellë me kohë, për ta pasuruar këtë propozim me më tepër vlera që i tejkalojnë ato që janë interesat e një partie, por sot jemi në një realitet disi të përçudnuar.

Kemi dy mjedise të PD-së, dy realitete. Kemi një Parti Demokratike që qëndron mbrapa zotit Berisha, që ka dhe shumicën reale brenda të partisë dhe një PD që ka formalisht siglën, vulën, selinë por më pak numra që është partia e grumbulluar rrotull zotit Basha.

Nëse këto dy parti do të vazhdojnë secila si realitete që e injorojnë njera-tjetrën, siç ndodhi me dy kuvende njëri në datë 11 dhe një në në datë 18, me dy palë kandidatë në zgjedhjet e datës 6 mars, dhe nëse do të vazhdojmë kështu do të jetë një fatkeqësi e madhe dhe nuk ka vend për garë. Dhe nuk ka garë pasi nuk ka një Parti Demokratiek.

Nëse grupi i deputetëve që kanë marrë tashmë përgjegjësinë e drejtimit të partisë por edhe të proceseve përbashkuese do ketë sukses, do të jetë serioz dhe nuk do të na zhgënjejë.

Pra nuk do të jetë në shërbim të Bashës ose të Berishës, atëhere do të ketë një proces tek i cili sigurisht ka hapësirë dhe krijohet mundësi për mua dhe për këdo për të kandiduar dhe natyrisht që propozimet e mia dhe vetja ime do të jetë aty” u shpreh Kadilli./m.j

Next Post
“Mos u shndërroni në zombie nga propaganda”/ Dha dorëheqje pasi nisi sulmi në Ukrainë, gazetarja e televizionit rus: Lufta ishte ‘vija ime’ e kuqe

"Mos u shndërroni në zombie nga propaganda"/ Dha dorëheqje pasi nisi sulmi në Ukrainë, gazetarja e televizionit rus: Lufta ishte ‘vija ime’ e kuqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In