Emërohet drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në Durrës.
Është emëruar sot Artur Çobani në postin e mbetur bosh prej disa ditësh.
AI vjen në këtë detyrë pas shkarkimit dhe arrestimit të ish drejtuesit të Kadastrës së këtij qyteti, Liridon Pula.
Pak kohë pas arrestimit, Pula u la i lirë nga Gjykata e Apelit të Durrësit.
Më herët Çobani ka mbajtur pozicionin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme,
Gjithashtu, ka qenë i komanduar drejtor në Kavajë para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës, para se t’i besohet posti i lartë i Kadastrës së qytetit bregdetar.
/a.r











