• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadare meriton një vend dinjitoz në hapësirën publike ashtu si në histori

by Agron Gjekmarkaj
28/01/2026 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Ismail Kadare do të mbushte sot 90 vjeç. Një emër që i përket trashëgimisë së letërsisë botërore, një zë që e nxori gjuhën shqipe nga kufijtë e saj natyrorë dhe e vendosi në hartën universale të kulturës.

Vdekja e tij asokohe u shënua me një komunikatë solemne të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, ndërsa lajmi u përcoll nga agjencitë më prestigjioze ndërkombëtare si humbja e një shkrimtari të madh europian.

I përkthyer në 48 gjuhë, fitues i çmimeve më prestigjioze të botës, i nderuar me aq shumë dekorata sa vetë përtonte t’i rendiste në CV, Kadare ishte dhe mbetet një ndërgjegje letrare që i përket botës.

Në Shqipëri, vendi prej nga lindi dhe që e mbajti si barrë dhe si fat, nderimi mbeti modest, i nxituar si rendje për t’u ndarë e çliruar prej tij!
Emra rrugësh, shkollash e institucionesh janë dhënë shpesh pa masë e pa kriter, duke e zbehur kuptimin e kujtesës publike në atdheun tonë! Asnjë e tillë për Ismail Kadarenë!

Fat që vendi ynë nuk ka një panteon kombëtar, se nuk do mbetej kopuk e teveqel pa e blerë vendin, me mik e lek!
Por Ismail Kadare, si shkrimtari më i madh i gjuhës shqipe, modernizuesi dhe arkitekti i prozës së saj bashkëkohore, e meriton një vend të veçantë, të qartë dhe të denjë në historinë dhe hapësirën tonë simbolike e publike! Do u duhej idealistëve dhe brezave, po kaq pragmatistëve dhe politikanëve!

Koha kalon dhe mungesat flasin: nuk ka ende asgjë pos një premtimi të pambajtur të Edi Ramës, asnjë hapësirë përkujtimore në përmasat e veprës së tij, nuk ka një shenjë publike që ta shpallë pa ekuivok peshën e tij kombëtare.
Ndërkohë, Franca e nderoi herët si akademik të saj, si shkrimtar të përmasave klasike, pjesë e antologjive shkollore! Parisi vuri në lagjen e tij më elegante një pllakë përkujtimore!

Franca di t’i ruajë dhe t’i nderojë autorët që bëhen pjesë e trashëgimisë së përbashkët kulturore.
Ne kemi kujtimin e hedhjes së kockave në lumë, siç u veprua me Pjetër Bogdanin, Pjetër Budin, At Gjergj Fishtën apo dekadat e ndalesës për Faik Konicën!

Heshtja dhe cinizmi ynë mbetet një pyetje e hapur për ndërgjegjen institucionale shqiptare.

Ismail Kadare nuk kufizohet në gurë, bronz apo mermer. Ai është frymë, vepër, gjuhë e shndërruar në fat historik. Ai është shkrimtari që i dha dinjitet tragjik përvojës shqiptare dhe e uli gjuhën tonë në sofrën e madhe të letërsisë botërore. Mirënjohja institucionale, kryesisht institucione partiake, mund të vonojë; vepra e tij shumëfishon vlerën e saj shpirtërore!
Ajo mbetet, si një pasuri e përhershme, përtej kohës, pushtetit dhe harresës.

Personalisht e mendoj në qiell së bashku me At Zef Pllumin në llogoren e përbashkët që ndërtuan në tokë së gjalli në ruajtje të identitetit europian të shqiptarëve! Shkrimtari murg e murgu shkrimtar i falin mëkatarët, se askush si ata nuk e ka të qartë paradigmën: “fali, Zot, se nuk e dinë ç’bëjnë”!
Siç do thoshte Vinçens Prenushi atyre: “qiellin nuk jua merrni dot”; ai mbetet. Këta të tokës hynë në të tjera hulli, sidomos të pushtetshmit; përmendoret e tyre mbeten shpesh pa piedestal!

Next Post
“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

March 18, 2026
Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

March 18, 2026
“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

March 18, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

March 18, 2026
“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In