• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadare i denoncuar dhe merita e Kaloçit

by Lorenc Vangjeli
05/12/2015 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Janë 32 dokumente arkivore, që gazetari i njohur i kujtesës historike Dashnor Kaloçi ka përmbledhur në një libër publicistiko-dokumentar të titulluar “Kadare i denoncuar”. Paçka publicitetit të madh, që është përpjekur t’i bëjë UET-ja, botuesi i saj, dhe rrekjes së zakonshme për t’u kapur me emrin e Kadaresë, gjithçka duket se është fashitur për pak kohë. Dhe, kuptohet. Është pak e lodhshme për publikun që të shprehësh sot gjëra vetëm një kahësh. Për fat të keq, regjimi socialist ka bërë një përzierje tejet të keqe të personazheve duke i bërë shpesh njerëzit edhe akuzues dhe të akuzuar. Botuesi është tejet i ndërgjegjshëm për këtë dhe duhet vlerësuar që ka ditur të qëmtojë këtë material të vyer për të treguar një realitet, që qëndron si sfinks mbi të gjithë.

Anipse dashakeqësia, denoncimet dhe ankimet e artistëve shqiptarë ndaj Kadaresë janë cinike dhe të lodhshme për meskinitetin e tyre dhe duket hapur se të gjitha i bashkon kompleksi dhe cmira se Kadareja në thellësi është konsideruar si një krijues i përkëdhelur, por nga ana tjetër dhe shumë i lejuar që të bënte gjëra që Ata, të tjerët nuk mundeshin.

Për hir të së vërtetës, askush nga autorët shqiptarë të pas Luftës së Dytë Botërore, nuk e ka fuqinë abstraguese të Kadaresë dhe simbolikën e tij në vepër. Ajo u ndih shumë dhe prej fatit që lidhej me përpjekjen e tij dhe aludimin e kujdesshëm që vinte prej talentit natyror për t’i shpëtuar klonit psiqiko-mendor të një regjimi që të ndiqte kudo.

Në fakt, në këtë libër lodhesh me ankesat dhe kritikat bajate, që në atë kohë ishin normale. Por kjo është edhe ajo që e daton në këtë kohë librin që shumë nuk e dallojnë dot kohën dhe hapësirën kur bëheshin këto denoncime. Shumë e bënin sepse kështu ishte i  ngritur sistemi. Të gjithë kundër të gjithëve. Në këtë rast, të gjithë e denonconin dhe e mësynin sistematikisht Kadarenë, saqë edhe SIGURIMI duhet të jetë “i lodhur” me ta. Në këtë libër, por edhe në ato që ka konsultuar z.Kaloçi kemi lumë me raporte, që nga Degët lokale të Punëve të Brendshme; nga Institucionet kulturore, nga drejtoritë lokale dhe më së shumti personazhe. Janë të lodhshëm denoncuesit në meskinitetin e tyre sepse nga 1962 deri më 1982 duket sikur vetëm shkruhet kundër një njeriu që kinse ka kaluar në peripeci, por që duket qartë se ka qenë një ëngjëll pas tij. Dhe, ndoshta për shumë ka qenë i zi por për të ka qëlluar i bardhë. Enver Hoxha e ka ndihur shpëtimin e tij, por edhe lejimin e tij të punonte. Tek e fundit diktatura ka pasur nevojë dhe për helmin e penës së tij ndaj errësirës që përcillte ky sistem.

Por tema e këtij shkrimi nuk është Kadare dhe puna për të, për të cilin janë shumë të angazhuar subjekte të  ndryshme, por autori i saj. Dashnor Kaloçi ka meritën e madhe se në vitet e fundit mbetet njeriu që ka kontribuar si askush në zbulimin e të shkuarës komuniste me dokumente orale të klasit të parë. Ka qenë vazhdimisht nën syrin e ciklonit meskin, pasi e kanë anatemuar,  ofenduar dhe sulmuar. Dashnor Kaloçi me skrupulozitetin e tij profesional, qetësinë dhe më shumë mirësinë ka ditur t’i afrohet edhe subjekteve më të  vështira, ish-të arratisur, të burgosur të ndërgjegjes dhe shumë të internuar. Ai ka ditur të zbërthejë mes tyre personazhe shpesh herë tejet të vështirë, të inçizojë dhe të zbardhë pa fund personazhe për të cilët Instituti i Historisë dhe Instituti i Krimeve të Komunizmit duhet të ishte shumë i vëmendshëm. Në një farë mënyre, ai ka zëvendësuar punën e strukturave të tëra, që duhet ta bënin me shumë persona, teknikë dhe specifika. Kjo jo vetëm që s’ka ndodhur, por ende sot e kësaj dite ne kemi një hon të panjohur  me të shkuarën, që e mbushin lloj-lloj sharlatanësh me bëmat e tyre. Duhet thënë se Dashi është nga kalorësit e vetëm që ka luftuar për zbardhjen e krimeve të së shkuarës, thjesht dhe pastër me dokumentimin oral të dorës së parë.

Librat për Kadarenë janë prodhuar dhe do prodhohen dhe është e ditur që falë emrit të tij edhe botimi më i dobët e ka të zgjidhur suksesin, por në asnjë rast nuk do gjesh përpjekje të tilla kaq të thjeshta në dukje, por që kërkojnë kaq shumë mund sa në rastin e Kaloçit.

“Kadare i denoncuar”, që botohet falë insistimit të UET-së, përmbledh proces-verbale të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, analiza, kritika, raporte, relacione, akuza dhe sulme, por që të gjitha më shumë sesa drejtohen për Kadarenë janë një akuzë për vetë sistemin tonë parazitar dhe të ngërçit mendor që kemi për arritjet e njëri-tjetrit. Dhe Dashnor Kaloçi me “naivitetin” e vet na e ka vënë në dukje qetësisht: Shqiptarë, këta jemi. Shikoni, por mos e përsërisni, se ngjani po kaq qesharakë…sa personazhet që denoncuan Kadarenë!

kadare-i-denoncuar-dashnor-kaloci

Titulli: Kadare i denoncuar

Autori: Dashnor Kaloçi

Botues: UET

Gjinia: Publicistika dokumentare

Faqe: 285

Çmimi: 1.200 lek

Next Post

Premier League/ City mundet nga Stoke, United barazon ndërsa Arsenal fiton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In