• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kaçifa’/ Artan Hoxha: Ekstremistët grekë në Bularat, kush u’a mbylli sot gojën Metës dhe Berishës?!

by Java News
08/11/2018 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar varrosjen e ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa, por edhe atë që ndodhi sot në këtë fshat, ku mbi 1500 grekë me një flamur grek përcollën me thirrje anti-shqiptare për në banesën e fundit Kaçifan. Gazetari Artan Hoxha, ka thënë se të njëjtët ekstremistë grekë që ishin prezentë sot në Bularat, janë ata që kanë trazuar Himarën në zgjedhjet lokale. Hoxha ka thënë se Babis Karathanos, i arrestuar sot në Gjirokastër ka qenë prezent në Himarë më 2011.

“Pjesëmarrja, e importuar nga Greqia. Kjo është një shfaqje e orkestruar, dhe njerëzit janë sjellë nga territori grek. Personi që ka qendruar në krye të tyre është shumë i njohur për shtetin shqiptar. Babis Karathanos, është i njohur në Shqipëri, ka qenë në vijimësi që është shfaqur sa herë ka patur situata të tensionuara apo situata të inskenuara. Më 8 maj 2011, ai ishte në Himarë për zgjedhjet lokale. Ish-deputeti ka qenë në Himarë, i shoqëruar nga anëtarë të Agimit të Artë. Në mënyrë demonstrative ka qenë në Himarë, ishte mbështetës i Bollanos, ishte i interesuar për himariotët dhe mbarëvajtjen e rezultatit. Ka bërë të gjitha përpjekjet që të fitonte Bollano. Në 2011, Bollano ishte përfaqësues i të djathtës se kishte mbështetjen e tyre. Pavarësisht denoncimit, aktivitetin e tij në dëm të Shqipërisë e njohin të gjithë. Rishfaqja e tij, nëse do t’iu kthehemi filmimeve të ngjarjes së Himarës, do të shihni të njëjtat fytyra. Ja pra, janë të njëjtët njerëz. Ata të Himarës, i kemi në Bularat. Ka një strukturë të qartë me qëllime anti-shqiptare. S’di çfarë duhet të bëjë më që të veprojë shteti shqiptar. Ata s’duhet të hynin as në Kakavije. Ai me origjinë është shqiptar i hershëm, me kombësi greke. Nuk e di çfarë duhet të cënohet më tepër se kaq që të kemi një reagim nga autoritetet. Ka buçitur në Bularat, hysteria anti-shqiptare. Autoritetet tona duhet të veprojnë, të konstatohet një shkelje nga qindra shkelje që ka bërë dhe të mbajë përgjegjësi. Nuk mund të bëjë askush, atë që kanë bërë sot ata në Shqipëri. policia serbe në Beograd veproi duke mos lejuar që të bëhej foto me simbolin e shqiponjës. Prandaj, uroj që autoritetet tona të veprojnë dhe të kenë dokumentuar një shkelje të Karathanos. Ai duhet të mbajë përgjegjësi si çdo shkelës ligji. Shumica e grekëve nuk ndidhen të përfaqësuar me atë që ka ndodhur’, tha Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv.

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur shqetësimin dhe një pyetje direkte lidhur me heshtjen e politikës shqiptare, ku përmend presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilët reagojnë për gjithçka, por sot për Bularatin kanë heshtur.

“E gjitha është organizuar, jo për t’i bërë karshillëk politikës shqiptare, se ne i njohim. Të gjithë ata që nuk kanë vepruar sot, kuptohet se kush paguhet nga Greqia. Si ka mundësi që presidenti i Republikës, Ilir Meta që nuk lë mal e kodër pa shkuar, si nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë gjë por fshihet si struc? Kryeministri Edi Rama, sot nuk ka reaguar. Poshtë tij, ministri i Jashtëm, ministri i deleguar i brendshëm, nuk kanë thënë asnjë fjalë për të qetësuar popullin shqiptar. Deputetë të opozitës, kryetari i PD, nuk kanë reaguar. Janë përfaqësesë të kuvendit. Shefi i opozitës nuk thotë asnjë fjalë. S’ka reaguar për asgjë, të qetësonte simpatizantët e vetë. Do kishte kërkuar me urgjencë të mblidhej me urgjencë Këshilli i Sigurisë Kombëtare. U mblodh ky këshill për Balilin. Do mblidhej Parlamenti i Shqipërisë. Me pushkë e provuam, çfarë presim më? Erdhën sot dhe e demonstruan çfarë donin të bënin në Shqipërinë. E morën kufomën dhe e shfaqën si flamur i leckosur. Me thirrje anti-shqiptare, flamuj të Vorio-Epirit. Çfarë doni? T’ju bëjmë thirrje shqiptarëve që të mbrojnë vetë vendin e tyre. Ka heshtur njeriu që denoncon nga njeriu në darkë, Berisha nuk ka asnjë deklaratë të vetme. Këta që nuk lenë asnjë politikan pa sharë, çfarë dreqin ka ndodhur sot? Kush ua ka zënë gojën sot? Ku është elita e Shqipërisë? Pse nuk reagojnë pas asaj histerie që ka ndodhur atje? Tani, në kthim, ndalojnë Babis Karathano. Uroj të kemi së pari respekt për ligjet e vendit tonë. Po të hyni në arkivë e keni të filmuar atë person”, tha gazetari Hoxha. 

ma.me

Next Post
Po transportonte 97 kg kanabis, ndalohet shoferi i linjës Sarandë-Athinë

Po transportonte 97 kg kanabis, ndalohet shoferi i linjës Sarandë-Athinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In