• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaçe kundër Romës: Përballja me Tottin ishte emocionuese

by Aalison Pearse Stevens
18/09/2016 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paraqitjet e fundit me Romën e kanë rikthyer edhe një herë nën vëmendjen e mediave botërore legjendën e gjallë të futbollit italian dhe të skuadrës kryeqytetase, Françesko Toti. Mirëpo, shumë prej futbollistëve të Kombëtares shqiptare, të shpërndarë në skuadra të ndryshme nëpër Europë, kanë shpesh fatin që të përballen me lojtarë të tillë.

Ergys Kaçe, në një intervistë për “Panorama Sport”, tregon emocionet dhe ndjesinë kur ka sfiduar Totin në Europa Ligë. Mesfushori kuqezi tregon për konkurrencën te Plzeni si dhe ndryshimet që ka mes kësaj skuadre dhe PAOK-ut.

Ergys, je prej pak javësh te Plzen. Si ndihesh tani?

Tani jam mirë. Në fillim e kisha shumë të vështirë sepse nuk njihja askënd, mirëpo skuadra dhe bashkëlojtarët më kanë qëndruar pranë dhe tashmë them që jam ambientuar mjaftueshëm.

Vëren ndryshime mes Plzenit dhe PAOK-ut?

Po, ka shumë. Seancat dhe programet stërvitore janë të ndryshme. Megjithatë, futbolli është një lojë që bashkon shumë njerëz, ekipe, qytete dhe kombësi.

Vetëm pak kohë dhe nise titullar në Ligën e Europës…

Më vjen mirë për këtë. Pavarësisht se isha në fillimet e mia me ekipin, fatmirësisht nuk m’u desh shumë që të arrija në formën time më të mirë dhe të bindja trajnerin e stafin teknik.

Ka më shumë konkurrencë te PAOK-u sesa te Plzen për fanellën e titullarit?

Jo, nuk dua të bëj krahasime. Edhe këtu konkurrenca është shumë e fortë. Në pak ditë që jam këtu, kam kuptuar se në momentin që je në formë, mund të luash. Pak rëndësi ka se kush je dhe sa minuta ke pasur në ndeshjet e mëparshme.

Po te PAOK-u nuk ndodhte kjo gjë?

Nuk ka rëndësi çfarë ndodhte. Dua të jem i fokusuar te Plzeni dhe të flas vetëm për këtë moment.

Ke qenë në fushë në Europa League përballë Romës. Çfarë ndjesie ishte për ty?

Kisha kohë pa nisur një ndeshje që nga minuta e parë. Gati dy muaj e gjysmë, pasi te PAOK-u nuk ishte e qartë se çfarë do të ndodhte me të ardhmen time. Gjithsesi u ndjeva mirë. Them që si paraqitja ime e parë pas disa kohësh ishte pozitive.

Cili ishte objektivi i Plzenit për këtë ndeshje?

Që të mos mundeshim. U futëm në fushë për të marrë pikë në atë ndeshje. Normalisht që si fillim fitorja është ajo që tentohet, por duke ditur se Roma është një skuadër e madhe, atëherë marrja e një pike do të ishte pozitive për ne.

Luajtët kundër Totit për disa minuta…

Ishte eksperiencë shumë e mirë për mua. Kur po kalonin minutat, po e prisja që ai të aktivizohej. Jemi me fat kur luajmë përballë lojtarëve që kanë bërë historinë në futboll. Nuk ka shumë nevojë të them kush është Toti, por di të them që më erdhi mirë që pata mundësi të luaj përballë tij.

Komunikove me të?

Jo, nuk pata mundësi.

panoramasport/d i

Next Post
Sherri, i riu kërcënon me armë, ja ku iu gjet pistoleta

Sherri, i riu kërcënon me armë, ja ku iu gjet pistoleta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In