• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaçe deshi të braktiste kombëtaren në Shkodër, Duka e bindi të mos largohej

by Aalison Pearse Stevens
11/10/2016 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ergys Kaçe do të braktisë Kombëtaren shqiptare, duke mos pranuar trajtimin që i bëhet nga trajneri Gianni De Biasi. Mesfushori i huazuar te Plzen nga PAOK pritet që në të ardhmen të refuzojë edhe ftesat që do të marrë nga trajneri italian.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe prapaskenat që kanë ndodhur në grumbullimin e fundit të kuqezinjve, që kanë shtyrë lojtarin të ndërmarrë një veprim që asnjë tifoz kuqezi nuk do ta mirëpriste.

Prapaskena

Në momentin që Kombëtarja kuqezi ka kryer seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Loro Boriçi”, Gianni De Biasi i ka komunikuar Kaçes, në prani të pjesëtarit të stafit, Ervin Bulku, që ai nuk do të ishte në formacion dhe se do ta ndiqte ndeshjen në tribunë, duke mos u përfshirë në protokoll. Gazeta “Panorama Sport”, nga burime pranë Kombëtares ka mësuar se trajneri i ka komunikuar mesfushorit se arsyeja kishte të bënte me mungesën e formës së tij fizike.

Ai më tej i ka premtuar lojtarit se do ta llogariste si pjesë të formacionit bazë për ndeshjen e ardhshme kundër Izraelit. Kjo e ka bërë Kaçen të mendojë largimin nga grumbullimi, por një bisedë me presidentin e FSHF-së e ka bindur për të shmangur skandalin.

Vendimi

Burime pranë lojtarit kanë bërë me dije se Kaçe ka vendosur paraprakisht që të mos pranojë më që të vijë në Kombëtare, duke parë sjelljen që trajneri ka shfaqur ndaj tij. Vendimi i De Biasit në ndeshjen e fundit kundër Spanjës për ta dërguar lojtarin në tribunë e ka detyruar këtë të fundit që të ndërmarrë një vendim drastik për Kombëtaren.

Nga sa mësohet prej burimeve të gazetës brenda Kombëtares, lojtari ka bërë me dije që do të refuzojë ftesat e Kombëtares në të ardhmen për sa kohë trajneri i saj vazhdon që ta injorojë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se lojtari nuk është ankuar asnjëherë për mosaktivizimin e tij, pra është treguar profesionist duke pranuar stolin, pavarësisht dëshirës për të qenë në fushë, por lënia jashtë protokollit zyrtar është konsideruar e tepërt nga ana e mesfushorit të Plzen.

Paraqitjet

Ergys Kaçe ka zhvilluar 6 ndeshje me skuadrën e Plzen që nga fillimi i muajit shtator deri në grumbullimin e fundit të kuqezinjve. Lojtari është aktivizuar 180 minuta në dy ndeshje të vlefshme për Europa Ligë, një prej të cilave kundër Romës. Gjithashtu, ka zhvilluar 224 minuta në kampionatin çek me Plzen dhe 46 minuta në ndeshjen e Kupës së Çekisë, ku edhe ka shënuar golin e tij të parë me këtë skuadër.

Aktivizimi

Ergys Kaçe është aktivizuar për herë të parë në ndeshje zyrtare me Shqipërinë në barazimin 1-1 kundër Norvegjisë, në 7 qershor të vitit 2013. Ai është aktivizuar në minutën e 85-të takimit, vetëm që të regjistrohej një paraqitje zyrtare me kuqezinjtë, përveç minutave që kishte luajtur në ndeshje miqësore.

PanoramaSport/d.i.

 

Next Post
FOTOT/ Këto janë 10 femrat më të “nxehta” të Instagramit

FOTOT/ Këto janë 10 femrat më të "nxehta" të Instagramit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In