• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kaçaniku zemra e Serbisë”/ Vuçiç: Të gjithë po shtiren si të marrë, edhe unë, se besojnë ende se mund ta marrim Kosovën

by Java News
18/05/2019 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë sot se të gjithë në Serbi po shtiren si të marrë sa i përket çështjes së Kosovës.

Këto deklarata ai ka bërë teksa ka komentuar qëndrimin e Kishës Serbe, se ‘nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të lejojnë ndarjen e Kosovës’.

Vuçiç ka thënë se nuk pret një qëndrim tjetër nga Kisha, dhe se do të respektojë atë.

Megjithatë ai ka thënë se duhet ballafaquar me realitetin, duke folur rreth asaj që Serbia e konsideron Kaçanikun si ‘zemra e Serbisë’.

Ai ka thënë se një gjë e tillë thuhet, megjithatë një pyetje që nuk mund t’i jep përgjigje, është nëse mund të shkojë dikush sot në Kaçanik e të  hap një institucion serb.

Ai ka shtuar se e di kundër çkaje janë të gjithë në vendin e tij, ndërsa është ankuar se ende nga askush nuk ka dëgjuar çfarë është ajo e që të ketë lidhje me realitetin.

“Po dëgjoj vetëm fjalë se Kaçaniku është zemra e Serbisë. A mund të shkoni atje e të hapni ndonjë institucion serb? Përgjigje në këtë pyetje nuk ka. Do të presim me vite, do të presim pesë milionë vjet. Meqë të gjithë po shtiren të marrë në Evropë, në botë, edhe shqiptarët, edhe ne, edhe unë do të shtirem i marrë. Duket se politika e tillë ecën mirë. Edhe unë do të bëhem i marrë dhe do të pushoj nga shantazhet, kërcënimet, presionet. Fakti se do të humbim para, investitorë, rrugë dhe shumë gjëra të tjera, mos më pyesni mua për këto. Po e them këtë, sepse po e zhvillojmë “politikën e shtirjes së të marrit”, ka thënë ai.

Ka shtuar se “po e ha veten”, pasi e di se kjo çështje (Kosova) duhet të zgjidhet, ndërsa më vonë ajo do të jetë në një gjendje krejtësisht tjetër.

Ka treguar se njëri nga kishtarët i ka thënë se duhet ta kuptojë se ai është qëndrimi i kishës.

“Por, ti vazhdoje punën, sepse është mjaft me ata që po shesin trimëri dhe nxirre maksimumin për serbët e për Serbinë”, ka përcjellë fjalët e kishtarit Vuçiqi.

Ai ka theksuar se kanë dëshirë të jetojnë në mitet e veta.

“Më shumë se sa ta gënjejmë tjetrin, ne kemi dëshirë ta gënjejmë veten. Gënjeshtra është sporti më i mirë yni, unë nuk do të marrë pjesë në të. Qëndrimin e KOS-it e respektoj, e kam kuptuar para një, dy e tre vjetësh dhe do ta kuptoj edhe pas pesë vjetësh”, ka thënë Vuçiç.

g.kosovari

Next Post
Patozi i përgjigjet PD-së: Lefter Koka dhe Andi Përmeti firmosën për kandidatët tanë

Patozi i përgjigjet PD-së: Lefter Koka dhe Andi Përmeti firmosën për kandidatët tanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Shqipëria bëhet me avion shtetëror/ Dhurata e Erdogan: Airbus 319,12 milionë euro

December 25, 2025
Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

December 25, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kërshndella të paqta në Shqipëri e përtej

December 25, 2025
VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

December 25, 2025
Mesazhi “Urbi et Orbi”, Papa thirrje Kievit e Moskës të ulen në bisedime, mesazh edhe për Gazën

Mesazhi “Urbi et Orbi”, Papa thirrje Kievit e Moskës të ulen në bisedime, mesazh edhe për Gazën

December 25, 2025
Ari në rekord historik, tejkalon vlerën prej 4,500 dollarë për ons

Ari në rekord historik, tejkalon vlerën prej 4,500 dollarë për ons

December 25, 2025
Avokati i Popullit/ Ndregjoni i zhgënjyer nga Berisha: I shkova çdo ditë poshtë ballkonit…

“Avokati i Popullit që e kthen në vitin 1994”/ Besim Ndregjoni: Çorba e marrëveshjeve që e mbyti PD-në

December 25, 2025
Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

December 25, 2025
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

December 25, 2025
Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike

Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com