• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kabllogrami amerikan pas takimit me Clinton: Berisha nuk është për pavarësi të Kosovës, por do autonomi brenda Serbisë

by A R
21/12/2021 00:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte mesi i viteve ‘90 dhe në Kosovë po përgatitej nga Millosheviçi një nga masakrat më të përgjakshme.

Sot kur çliruesit dhe garantët e Kosovës e kanë shpallur Berishën non grata është interesant të njihet ky dokument sekret i Shtëpisë së Bardhë i 25 viteve më parë ku bëhet fjalë për qëndrimin e atij që e lidh këtë vendim me “luftën e tij” për Kosovën.

Bëhet fjalë për një takim të ish-Presidentit amerikan Bill Klinton me ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha.

Berisha i ka deklaruar Klintonit se njihte vetëm autonominë e Kosovës brenda Serbisë, jo pavarësinë e saj.

Në vijim, ja çfarë thuhet në dokumentin e deklasifikuar:  

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM)

Serbia:

Shqipëria dhe Serbia janë të përfaqësuar në secilin nga kryeqytetet e tyre nga një i ngarkuar me punë. Çështja e Kosovës dominon marrëdhëniet e Shqipërisë me RFJ (Republikën Federative të Jugosllavisë. Shqipëria është i vetmi vend që njeh “Republikën e Kosovës” deklaruar nga përfaqësuesit e shumicës së shqiptarëve etnikë në këtë ish-krahinë autonome serbe.

Megjithatë, Qeveria e Shqipërisë ka disa paqartësi në njohjen e saj. Berisha ka deklaruar se Shqipëria e njeh Kosovën si një entitet autonom brenda Serbisë. Të tjerët, përfshi kryeministrin Meksi kanë folur për pavarësinë e saj.

Në gusht, pas risistemimit të disa serbëve të Krajinës në Kosovë, ministri i Jashtëm Serreqi i shkroi Sekretarit të Shtetit duke theksuar se Qeveria e Shqipërisë “nuk do të jetë indiferente dhe nuk do të mbajë një qëndrim pasiv” në rast të një përhapjeje të mundshme të konfliktit në Kosovë.

Megjithëse Shqipëria mund të bëjë fare pak për të ndihmuar Kosovën ushtarakisht kundër serbëve, ajo mund të japë armë dhe inkurajim në rast konflikti. Ajo është krejtësisht e papërgatitur për një dyndje të mundshme të qindra mijëra refugjatësh.

Shqipëria ka hapur objektet e saj ushtarake për përdorim nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO, por thotë se i frikësohet reprezaljeve të mundshme nga Beogradi për këtë bashkëpunim.

FYROM:

Shqipëria dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë kanë marrëdhënie të plota diplomatike.  Marrëdhëniet midis dy vendeve priren të prishen ose të qetësohen në varësi të ngjarjeve që prekin shqiptarët etnikë në Maqedoni.  

/a.r

Next Post
Ngrica dhe mjegull, vijon ndikimi i të ftohtit siberian në vend

I ftohti përfshin të gjithë vendin, si parashikohet moti për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In