• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kabllogram për delegimin!

by Lutfi Dervishi
23/01/2019 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Gjendja politike në Tiranë i ngjan motit të këtyre ditëve. Nëse një ditë shfaqet një rreze dielli- ditën tjetër ka shi, stuhi, reshje dëbore dhe ngrica në gjithë vendin.

Përballë protestës së studentëve, përballë protestës së Astirit, përballë protestës së naftëtarëve, përballë protestës së pritshme të opozitës dhe përballë protestës së heshtur të socialistëve- kryeministri po mendon si të dalë nga situata më e vështirë që është ndodhur ndonjëherë këto 20 vitet e fundit që është në pushtet.

Kërcënimi i liderit të opozitës në Parlament se vetë socialistët do të ngrihen dhe do ta rrëzojnë e ka bërë kryeministrin më të vëmendshëm dhe më të kujdesshëm në prononcimet publike.

Fakti që kabineti i ri është më i ri në moshë se Forumi Rinor Socialist ka qetësuar disi studentët, por ka alarmuar pedagogët dhe prindërit e studentëve.

Kryeministri mundet teorikisht të plotësojë kërkesat e studentëve, edhe kërkesat e pedagogëve, por druhet se nëse plotëson me shpejtësi kërkesat e tyre- do t’i duhet të plotësojë edhe kërkesat e prindërve dhe vëllezërve dhe motrave të studentëve.

Lajmet se vendi ka rezerva të konsiderueshme gazi dhe nafte mund të bëjnë që një milionë e gjysëm shqiptarë që janë në emigrim të kthehen dhe kjo do të ishte një bombë e vërtetë sociale në prag të zgjedhjeve lokale!

Kolegët perëndirmorë që ndjekin nga afër zhvillimet mendojnë se Kryeministri pritet të bëj lëvizjen e madhe të radhës. Por para kësaj lëvizje do të bëj një lëvizje të vogël. Do të ketë zëvëndësministra të rinj, drejtorë të rinj dhe këshiltarë të rinj. Një portal i ri do të ngrihet dhe do të adresojë meritokracinë e kandidaturave.

Kryeministri mori një dekret nga Presidenti për të ushtruar detyrën e ministrit të Jashtëm, por sot ai e delegoi kryerjen e detyrave tek zëvëndësministri Jashtëm.

Por…lëvizja e madhe dhe e papritur do të jetë delegimi i qeverisjes tek lideri opozitës. Në një emision televiziv në fillim të janarit kryeministri duke ju përgjigjur pyetjeve provokuese të gazetarit tha:”bëni çfarë të doni, pyesni çfarë të doni, thoni çarë të doni, por me Lulin nuk më prishin dot. (Shënim: Luli është kryetari i partisë më të madhe të opozitës).

Njoftimet e fundit të konfirmuara nga 3 burime bëjnë me dije “Kryeminstri do ta vendosë liderin e opozitës përballë studentëve dhe shtresave të pakënaqura të shoqërisë” dhe vetë do të bëj atë që e ka përmendur disa herë: “një opozitë të fortë dhe të palëkundur”. Një vëzhgues veteran i zhvillimeve shqiptare tha se ndoshta me këtë lëvizje kryeministri do ta sfidojë sfidantin e tij njëherësh në dy fronte: si kryeministër dhe si lider opozite. Kryeministri është i sigurtë që lideri opozitës nuk ka kohë të bëj reforma dhe do të prodhoj shpejt zhgënjim (për t’u shënuar është se gjatë këtyre viteve në Tiranë janë bërë shumë reforma, ristrukturime e riformatime, mungon vetëm puna)

Në prag të diskutimit për mundësinë e hapjes së negociatave në qershor të këtij viti diplomtatët europianë druhen se verdikti i kancelarive për Shqipërinë do të jetë lakonik dhe do të përmblidhet në dy fjali:

Shqipëria, vendi ku opozita nuk qeveris mirë dhe qeveria nuk bën si duhet detyrën e opozitës”.

Next Post
Leku, mes performancave më të mira valutore

Ligji i ri për 'paratë e pista', politikanët 10 vjet nën vëzhgim, përfshihet edhe 'Bitcoin'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In