Dreka Rama-Meta nuk ka qenë një drekë e zakonshme, por vendimtare për disa Ministri, për të cilat është rënë dakord të ndryshojnë.
Sipas burimeve të dritare.net, Rama dhe Meta kanë rënë dakord që Luan Rama të zëvendësojë Saimir Tahirin, i cili kalon te drejtësia, ministria më vendimtare për Ramën, pas kalimit të reformës në drejtësi.
Sokol Dervishi, një prej njerëzve më të afërt të Metës, zëvendëson Mimi Kodhelin.
Ndërsa Energjetikën e merr PDIU. Ende nuk është mbyllur kalimi i Petrit Vasilit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Por nga sa duket, shumë shpejt do të kemi një kabinet Rama 2.