• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kabineti i “super të pasurve”…

by Java News
09/12/2016 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me siguri që asnjëherë në historinë e SHBA nuk kanë qenë mbledhur kaq shumë të pasur në një kabinet qeveritar. Donald Trump vetë, Presidenti i ardhshëm amerikan, me pasurinë e tij, të cilën Forbes e vlerëson në 3,7 miliardë dollarë, nuk është më i pasuri i qeverisë, e cila që prej 20 janarit 2017 do të drejtojë fatet e vendit.

Ministre e Arsimit do të bëhet Betsy DeVos, familja e së cilës ka një pasuri prej 5,1 miliardë dollarësh, ministër i Ekonomisë, Wilbur Ross, që ka një pasuri prej 2,9 miliardë dollarësh, zëvendësi i tij Todd Ricketts është gjithashtu miliarder. Edhe familja e ministres së ardhshme të Transportit, Elaine Chao zotëron miliarda dollarë. Nëse ministër i Energjisë bëhet me të vërtetë Harold Hamm, do të shtoheshin edhe 15 miliardë dollarë të tjera. Steve Mnuchin, bankier i Goldman-Sachs dhe i kurorëzuar nga Trumpi si ministër i Financave, me 40 milionë dollarët e tij duket gati i varfër.

Pasuria nuk është e dënueshme – aq më pak në sistemin politik amerikan, ku vetëm fushata elektorale për një vend senati kushton disa miliona dollarë. Por me këto emërime Trumpit i ka dalë një problem i madh: me besueshmërinë e tij. Me muaj të tërë ai u premtoi mbështetësve të tij në fushatën elektorale se – po të zgjidhet – do ta thajë moçalin në Uashington. Ky premtim populist i solli atij shumicën e votave të shtresave të bardha, me më pak para. Madje edhe për disa demokratë ai u bë tërheqës me këtë premtim: sepse me këtë ai ishte në të njëjtën linjë me Bernie Sandersin – i cili sidoqoftë e quan socialist veten, shkruan noa.

Por pikërisht për këtë shtresë njerëzish, kandidatët e kabinetit të Trumpit besohet se do të kenë pak mirëkuptim – kur ata bëjnë pjesë të gjithë në shtresën e lartë të Bregdetit Lindor, sundimit të së cilës Trumpi premtoi se do t’i japë fund. Kështu që nuk është për t’u çuditur, se janë veçanërisht demokratët që nuk e lënë të qetë Trumpin, i kujtojnë atij premtimet në zgjedhje dhe bërtasin që tani, kur ai nuk e ka marrë ende postin, “për thyerje premtimesh”. Trumpi dhe zëdhënësit e tij përpiqen që të mbrohen me argumentat se bëhet fjalë thuajse krejtësisht për persona që janë jo pjesë e politikës dhe që në këtë mënyrë kanë një vështrim më të mirë për atë që duhet ndryshuar në kryeqytet. Veç kësaj, thonë ata, për shkak të pasurisë që kanë, anëtarët e kabinetit nuk janë të bleshëm dhe kanë dëshmuar me fitimin e këtyre pasurive se janë “fitimtarë”.

Nëse ky kabinet i miliarderëve dhe milionerëve e kupton si jeton shtresa e mesme e amerikanëve dhe çfarë lehtësimesh në jetesë pret ajo shtresë, për këtë mund të dyshosh. Vërtet që u bë e ditur se do të ulet taksa për të ardhurat, prej së cilës do të përfitojë mesi i shoqërisë që punon, shkruan shqip.

Por prej saj përfitojnë natyrisht në një masë të madhe edhe të pasurit. Pra nëse në katër vitet e ardhshme do të zbatohet një politikë, e cila lehtëson të pasurit, pa u përmirësuar situata e shtresës së mesme dhe të ulët, rezervuari i të zhgënjyerve dhe i të revoltuarve, me ndjenjat e të cilëve, Trumpi luajti në mënyrë kaq virtuoze në fushatën elektorale, do të bëhet edhe më i madh. Veç kësaj kjo do të ishte një fitore e kapitalizmit mbi demokracinë./a.k

Next Post
Champions League: Sot luhen ndeshjet në fazën e grupeve

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miraton formatin e ri, 4 ekipe italiane në Champions nga 2018/19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In