• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ka vdekje, po jo kthim”, ja biseda e frikshme e kyeministrit me presidentin

by Aalison Pearse Stevens
24/07/2016 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim ka dhënë detaje mbi natën e 15 korrikut, kur ndodhi tentativa për grusht shteti dhe për zhvillimet më të fundit. Në një intervistë televizive për ATV, Yildirim ka deklaruar se për herë të parë për tentativën për grusht shteti ka mësuar rreth orës 21:30 nga njerëzit dhe truprojat e afërta.

“I telefonova Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, por nuk e hapi telefonin pasi ia kishin marrë nga dora. Konstatova që gjendja po përkeqësohej. Tanket, helikopterët dhe avionët kishin dalë. Në atë moment mendova që kjo është një kryengritje dhe jashtë zinxhirit të komandës ushtarake”, ka pohuar Yildirim, raporton Anadolu.

Ai ka shtuar se mendimi se po organizohej një kryengritje ka qenë krejtësisht i tij dhe u shpreh më tej se disa komandantë pasi kanë dëgjuar deklaratat e tij në televizione kanë kontaktuar me prefektët dhe drejtuesit e policisë për të parë se çfarë mund të bëjnë.

Ndërkohë që ndodhnin këto zhvillime, Kryeministri tregon se nga njëra anë ishte duke kontaktuar me Presidentin.

“Gjatë bisedës me Presidentin Erdogan më tha se ‘ka vdekje, por kthim jo’. Më tha gjithashtu se nuk do ta linim vullnetin e popullit këtyre kryengritësve, çetnikëve dhe vrasësve.

Ndërkohë pikat më kryesore dhe kyçe kishin filluar të bombardoheshin. Pasi biseduam me Presidentin vendosëm të thërrasim popullin në rrugë duke thënë se ‘ajo ditë është kjo ditë’. Në këtë mënyrë i bëmë thirrje popullit t’i dalë për zot demokracisë dhe vullnetit të tij”, u shpreh ai.

“Vendosëm të nisemi për në Ankara, por nuk shkuam dot në aeroportin “Sabiha Gokçen” pasi ishte një nga shënjestrat. Më pas u nisëm drejt Ankarasë me anë të rrugës tokësore, ndërkohë më pas para nesh dolën tanket. Na bënë me shenjë që të ndalonim dhe tentuan të na ndalojnë.

Qëndruam për pak dhe vazhduam të ecnim pas tyre një pjesë rruge, por pasi rruga filloi të zgjerohej ikëm me shpejtësi dhe arritëm t’u largohemi”, tregon kryeministri Yildirim .

Duke folur për ngjarjet e asaj nate Kryeministri shpjegon se shumë veprime dhe zhvillime janë të dyshimta tek shumë ushtarakë, por shton se të gjitha rastet do të hetohen tashmë.

Next Post

Rovena Dilo: Ja çmimi qesharak për të cilin u shit bar "Rovena"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni “Filizat”/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, policia ekzekuton 8 masa sigurie, baballarët pas hekurave, nënat në arrest shtëpie

Operacioni “Filizat”/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, policia ekzekuton 8 masa sigurie, baballarët pas hekurave, nënat në arrest shtëpie

February 17, 2026
Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

February 17, 2026
Prezantohet drejtori i ri i AKSHI-t, Ibrahimaj: Arritjet e këtij institucioni, krenari për Shqipërinë

Prezantohet drejtori i ri i AKSHI-t, Ibrahimaj: Arritjet e këtij institucioni, krenari për Shqipërinë

February 17, 2026
Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan, burgim të përjetshëm për dy të tjerë

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan, burgim të përjetshëm për dy të tjerë

February 17, 2026
E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Kuvend, takim me Niko Peleshin

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Kuvend, takim me Niko Peleshin

February 17, 2026
“Kosova është shpirti ynë”, Begaj: Do të jemi bashkë edhe në tryezat e Brukselit

“Kosova është shpirti ynë”, Begaj: Do të jemi bashkë edhe në tryezat e Brukselit

February 17, 2026
18-vjet shtet i Kosovës, Kurti: Serbia e Millosheviçit ka kryer krime kundër shqiptarëve! Vuçiç, kërcënim për përsëritjen e tyre

18-vjet shtet i Kosovës, Kurti: Serbia e Millosheviçit ka kryer krime kundër shqiptarëve! Vuçiç, kërcënim për përsëritjen e tyre

February 17, 2026
Shkarkimet e kontrolluara në Kaskadën e Drinit, rriten niveli i lumenjve

Shkarkimet e kontrolluara në Kaskadën e Drinit, rriten niveli i lumenjve

February 17, 2026
Seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, i pranishëm edhe vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari

Seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, i pranishëm edhe vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari

February 17, 2026
Begaj nga Kuvendi i Kosovës: Ish-krerët e UÇK-së po përballen padrejtësisht me akuza të montuara

Begaj nga Kuvendi i Kosovës: Ish-krerët e UÇK-së po përballen padrejtësisht me akuza të montuara

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In