• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka vallë probleme ekonomike Shqipëria?!

by Java News
18/07/2017 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Po të dëgjosh Ramën dhe Bashën, Shqipëria është një vend, ku ekonomia s’është fushë për t’u folur. Prej disa ditësh ndërsa PS-ja është shpërndarë në të gjithë vendin me të ashtuquajturat “dëgjesa publike”, PD-ja po bën minifushatën e saj, por këtë herë për kreun e partisë. Në këtë të fundit ende pa u bërë analiza e humbjes, që me të drejtë kandidati për kryetar Eduart Selami e përmend shpesh, po kërkohet timoni i ri. Sa për ekonominë, ajo përmendet pak ose aspak. Ndërkohë që Rama e ka harruar fare ekonominë e dobët dhe premtimet e pambajtura, që po vishen me një kopertinë të bukur pas fitores së radhës në zgjedhjet parlamentare.

Ekonomia shqiptare, ndërkohë, po vuan modelin e saj ekonomik të padefinuar, ku një peshë specifike të madhe në ditët tona e ka marrë në të gjithë strukturën e saj kultivimi i hashashit. Paçka se mungojnë të dhënat, kjo e fundit, ka shndërruar gati krejt modelin tonë ekonomik në këto kohë.  Ndërkohë që turizmi kombëtar, i cili ka arritur në 7 % të GDP-së ende përballet me vështirësitë e një dege ekonomike, që drejtohet në mënyrë kaotike dhe vetëm në pak muaj në vend.

Moszgjidhja e problemit të pronës dhe parcelizimi i tokës bujqësore, shtuar me mungesën estandardizimit dhe e ekonomisë bujqësore të përmasave më të mëdha e bën të vështirë investimin e madh.

Nga ana tjetër, investitorët e huaj në Shqipëri vazhdojnë të përballen me probleme. Nëse rrahja e biznesmenit arab ishte incidenti që do të tregonte klimën e frikshme fizike dhe kaosin e pronave, Dhoma Amerikane shpesh ka treguar hapur se klima në përgjithësi për investitorët e huaj nuk është pozitive dhe madje në takimin qoftë me Ramën por edhe me kryetarin e opozitës Basha u është përballur pa doreza realiteti. Dhoma Gjermane e Industrisë dhe

Tregtisë ka qenë dhe më e ashpër, kur në materialet e saj ka rrëfyer pak kohë më parë se Shqipëria renditet e fundit si destinacion ku gjermanët do të investonin sërish, si dhe e parafundit në rajon për tërheqjen si drejtim investimesh.

Larg këtyre, po shuhen pak nga pak bizneset e vogla, pasi nuk e përballojnë dot më presionin e supermarketeve. Por duke marrë parasysh se vetëpunësimi është më i madh në to, atëherë bindesh se Shqipëria po përballet me shqetësime dhe do ketë edhe më shumë siklete në të ardhmen. E në të gjithë këtë, nëse do të shtosh dhe trendin rënës të reminetancave, atëherë bindesh se gjërat në Shqipëri janë shumë larg parashikimeve.

Megjithatë këto nuk përmenden, por në vend të tyre Shqipëria konsumon politikë dhe vetëm politikë, sikur të ketë qëndrueshmëri ekonomike dhe mirëqenie. Sa i përket ekonomisë dëgjohet ndonjëherë ndonjë zë ose në emër të tij flitet sa për sy e faqe, sepse politikanët janë shpërndarë thjesht në dëgjesa publike. (Javanews)

Next Post
E padëgjuar, 4 shqiptarë tentojnë të shkojnë në Angli me avion privat

E padëgjuar, 4 shqiptarë tentojnë të shkojnë në Angli me avion privat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In