• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

A ka udhëtuar Tahiri me makinën e Sotës jashtë vendit? Çfarë zbuloi Prokuroria nga sistemi TIMS

by A R
09/11/2017 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burime nga grupi i hetimit që po verifikon origjinën e 863 mijë eurove të kapura të Orest Sotës bëjnë me dije se prokurorët e Krimeve të Rënda gjatë këtyre ditëve janë përqendruar te lidhjet e mundshme mes biznesmenit dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Nga informacioni në rrugë jo zyrtare Shqiptarja.com mëson se nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS që kjo prokurori ka ngritur pretendimin se nga pika e Muriqanit ka dalë me makinën e tij Orest Sota. Po të njëjtat burime pretendojnë se kanë zbuluar që nga kjo pikë në të njëjtën ditë ka dalë me makinën e tij edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Nëse prokurorët kanë mbërritur në këtë përfundim atëherë jemi përballë një kontradikte të madhe e cila mbetet për t’u sqaruar.

Publikisht kohë më parë ish ministri Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk ka në pronësinë e tij asnjë makinë. Ndërkohë ngrihet edhe një tjetër pretendim nga prokurorët se nga verifikimet në TIMS është zbuluar se në kthim, ish-ministri i Brendshëm Tahiri ka hyrë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Muriqanit, duke përdorur automjetin në pronësi të Orest Sotës.

Ndërsa ky i fundit sipas burimeve nga prokuroria ka hyrë në territorin shqiptar nga pika e Murriqanit duke përdorur automjetin e Saimir Tahirit. Pritet që në ditët në vijim prokuroria të kryejë dhe një sërë veprime të tjera shtesë, pasi tashmë në këtë hetim është angazhuar dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës. Nuk dihet ende përse është përfshinë kjo drejtori në këto hetime.

Nis hetimi pasuror për Sotën, sekuestrohen bilancet e kompanive
Ndërkohë që sekuestrimi i 863.100 euro në Elbasan, ka bërë që hetimet e prokurorisë së Krimeve të Rënda të rakordohen dhe me veprimet hetimore shtesë nga policia e qarkut të Elbasanit. Drejtuesit e Krimeve të Rënda të cilët po drejtojnë hetimin ndaj 25-vjeçarit Orest Sota dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, kanë thirrur sot në mesditë drejtorin e komanduar të policisë së Qarkut Elbasan Altin Qato, për të zhvilluar një analizë lidhur me veprimet hetimore që do kryhen për këtë çështje në ditët në vijim, pyetja e personave dhe punimi në rrugë operative për të mundësuar se ku ka qenë destinancioni final i shumës prej 863.100 mijë euro.

Mësohet se Qato do jetë pjesë e analizës që po zhvillohet mes prokurorëve, duke marrë dhe detyra konkrete hetimore, të cilat duhet të kryhen nga strukturat e policisë së Elbasanit. Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Krimet e Rënda ka sekuestruar bilancet e kompanive që administrohen nga 25-vjeçari Oresti Sota dhe babai i tij Lefter Sota.

Këto bilance vjetore do monitorohen nga ekspertë kontabël të cilët pritet të paraqesin një raport financiar në prokurori, duke rakorduar të ardhurat dhe shpenzimet e bizneseve të familjes Sota. Nga këto bilance, do të kuptohet nëse kompanitë e familjes Sota kanë gjeneruar të ardhura që të justifikojnë shumën prej 863.100 mijë euro ose jo. Kjo pjesë tashmë i ngelet hetimit për të zbardhur të vërtetën./Shqiptarja

Next Post
Gropa 27-vjeçare dhe projekti “1 mld euro”, flet kryeinxhinieri i rrugëve

Gropa 27-vjeçare dhe projekti "1 mld euro", flet kryeinxhinieri i rrugëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliaj për shpalljen e pavlefshmërisë të veprimeve hetimore të SPAK

February 20, 2026
Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

February 20, 2026
Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve

Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve

February 20, 2026
EMRI/ Zhduket 40-vjeçari nga Skrapari, sendet e tij gjenden pranë kanioneve! Mesazhet e dyshimta me të vëllain në Francë

EMRI/ Zhduket 40-vjeçari nga Skrapari, sendet e tij gjenden pranë kanioneve! Mesazhet e dyshimta me të vëllain në Francë

February 20, 2026
Reshje intensive në Qarkun Shkodër, rrezik përmbytjesh në Obot dhe borë mbi 50 cm në Theth

Reshje intensive në Qarkun Shkodër, rrezik përmbytjesh në Obot dhe borë mbi 50 cm në Theth

February 20, 2026
Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel, 3 në pranga dhe 3 në hetim(EMRAT)

Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel, 3 në pranga dhe 3 në hetim(EMRAT)

February 20, 2026
Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother, ja banori që përjashtohet nga gara

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother, ja banori që përjashtohet nga gara

February 20, 2026
“New York Times”: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milion dollarë nga opozita shqiptare

Spahiu: LaCivita do kthejë 7 milionë dollarë sepse shkoi Rama në Uashington, jo Berisha

February 20, 2026
Ish-Princi Andrew lirohet disa orë pas arrestimit për dosjen “Epstein”, policia vazhdon kontrollet në Royal Lodge

Ish-Princi Andrew lirohet disa orë pas arrestimit për dosjen “Epstein”, policia vazhdon kontrollet në Royal Lodge

February 20, 2026
Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In