• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka të drejtë edhe qeveria “ndonjëherë”

by Ben Andoni
20/06/2023 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nuk ka pasur rezistencë ndaj SHBA-së për strehimin e muxhahedinëve në vendin tonë. Sa herë që Shqipërisë i janë kërkuar kontribute, sidomos nga SHBA-të, përgjigja ka qenë e menjëhershme: Po janë të mirëpritur! Historia e post demokracisë e tregon këtë. Zyrtarisht, në vitin 2013, Shtetet e Bashkuara kërkuan që MEK-u të zhvendosej në Shqipëri, por organizata fillimisht e refuzoi ofertën. MEK përfundimisht pranoi të zhvendoste rreth 3000 anëtarë në Shqipëri dhe SHBA-ja i dhuroi 20 milionë dollarë agjencisë së OKB-së për refugjatët për t’i ndihmuar ata të rivendoseshin. Më 9 shtator 2016, të fundit ishin më shumë se 280 anëtarë të mbetur të MEK-ut që u zhvendosën në Shqipëri. Për pak kulturë: Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), e njohur gjithashtu si Mojahedin-e-Khalq (MEK) ose Organizata Mojahedin-e-Khalq (MKO) është një organizatë ushtarake iraniane, e cila mbron përmbysjen e Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit dhe vendosjen e qeverisë së saj. MEK u themelua më 5 shtator 1965 nga studentë të majtë iranianë të lidhur me Lëvizjen për Lirinë e Iranit për të kundërshtuar Shahun Mohammad Reza Pahlavi.

Kosova ka bërë të njëjtën gjë me afganët (paçka se rasti s’është i njëjtë) edhe pse ka një mal me vështirësi dhe tashmë gjendet në një nga udhëkryqet e saj më të mëdha historike. Kështu ka ndodhur edhe me muxhahedinët në Shqipëri. Nëse nuk shikoje nga kronikat hapësirën dhe masën e madhe të tyre, atëherë nuk bindeshe dot për thellësinë e problemit, por edhe zemërgjerësinë e Shqipërisë. Të njëjtën gjë me shumë gjasë do e bënte cilido politikan, përfshirë edhe Berishën.

Në orët e fundit një aksion i policisë mbi MEK-un, me dyshime se përgatit sulme kibernetike, ka sjellë si pasojë shumë të lënduar dhe mëtohet edhe për një të vdekur prej policisë, që sipas Ministrit Çuçi: “Personi që ka vdekur sot në kamp, ju garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë. Po presim ekspertizën mjeko-ligjore”.

Ndërkohë që arsyetimi i policisë ka qenë shumë i saktë dhe i thjeshtë, duke treguar prej mandatimit prej SPAK-ut: “Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qenë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë. Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale”.

Pa u sqatruar asgjë: Nuk pritur z.Berisha, që falë aksesit në media menjëherë ia ka veshur Ramës të gjithë aksionin: “Inkursioni agresiv dhe banditesk i Policisë së Shtetit, me urdhër të Edi Ramës në kampin e refugjatëve iranianë, përbën një krim të shëmtuar, një dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit, konventave ndërkombëtare për refugjatët, traditës shqiptare dhe detyrimit që vjen nga kjo traditë si vend mikpritës. Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin fizik dhe psikologjik të ushtruar ndaj muxhahedinëve. Dënoj dhunën e egër fizike, e cila ka patur pasojë një viktimë deri tani dhe mbi 40 të plagosur. Dënoj veprimet banditeske, pasi të gjitha objektet e konfiskuara janë marrë pa lënë asnjë dokument apo procesverbal nga ana e policisë së Edi Ramës”. Emisarë të tjerë, pranë tij, e kanë ndjekur duke bërë protagonistin. Ndërkohë nuk është shprehur ende SHBA deri më tash.

Në një logjikë të thjeshtë kuptohet se i gjithë është aksion, që megjithëse është bërë konform të gjithë ligjeve shqiptare, ka pasur indikacione të huaja. Dhe, Shqipëria duke qenë vend i Paktit të Atlantikut Verior jo thjesht i duhet të zbatojë gjithçka por të japë kontributin e saj të vyer. Në këtë rast duket se atë ka bërë as më pak e as më shumë. Të paktën, kjo lihet të nënkuptohet nga i gjithë aksioni, që nuk është çudi të jetë dhe indikacion i SHBA-ve. Por, një gjë të bën përshtypje, se edhe kur veprohet nga autoritetet e shtetit, gjithnjë nga Berisha & Co, interpretohet si gabim. Çfarë do t’i thonë militantëve, nëse SHBA-ja do t’ua vlerësojë përpjekjen autoriteteve shqiptare? Çfarë do të thonë nëse vërtetohet gjithçka, si e drejtë? Po a ka ndonjëherë vallë të drejtë qeveria shqiptare për Berishën & Co?! (Javanews)

 

 

Next Post
Merr mandatin e tretë/ Erion Veliaj betohet si kryebashkiak: Dua që Tirana të jetë e të gjithëve

Merr mandatin e tretë/ Erion Veliaj betohet si kryebashkiak: Dua që Tirana të jetë e të gjithëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
Aksionet e fundit të qeverisë/ Frrok Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

“Drejtësia të veprojë”, Çupi: Kur Berisha proteston, ka për qëllim të vrasë

February 12, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

Balla: Politikanët të arrestohen vetëm në flagrancë! Mungesa e vendimeve nga GJK, përgjegjësi e Kuvendit

February 12, 2026
Takimet me diasporën shtyjnë Kongresin, Klosi: Në Itali do kemi më shumë shqiptarë, asnjë problem me autoritetet

“Tani e gjete që jemi në zgjedhje”, Klosi: Edison Memolla u dënua për një shprehje në telefon

February 12, 2026
Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

February 12, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

February 12, 2026
“Do përgjigjemi egërsisht”, “Skifteri” i Pentagonit paralajmëron Europën

“Do përgjigjemi egërsisht”, “Skifteri” i Pentagonit paralajmëron Europën

February 12, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In