• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ka sinjale për heqjen e Ligjit të Luftës, por dhe ngadalësim dialogu me Greqinë’

by Java News
17/12/2018 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është i ftuar në emisionin “A Show” në News 24, ku ka fol për vështirësitë gjatë negociatave me Greqinë. Ai i ka cilësuar si ministrinë e jashtme greke ashtu dhe atë serbe si shkëmb graniti, përsa i takon qëndrimeve të tyre të palëvizshme.

“Ka një dallim thelbësor ndërmjet Greqisë dhe një pjese të mirë të vendeve të tjera përfshirë edhe Shqipërinë për fat të keq. Duke nisur nga specialisti më i fundit në MEPJ Greke apo Serbe, deri tek Presidenti i Republikës kur vjen puna për çështje të interesit kombëtar flasin të gjithë njëlloj”, u shpreh ai.

Ministri Bushati ka pranuar se ka pasur një ngadalësim të dialogut me greqinë sidomos gjatë muajve të fundit, ndërsa ka shtuar se më shumë ka pasur deklarata dhe retorikë sesa veprime konkrete. Bushati përsëriti sërish zotimin e marrë nga pala greke për shfuqizimin e ligjit të luftës, ndërsa u kujdes të theksonte se deri kur nisi ky proces, pala greke as që e pranonte prezencën e këtij ligji.

Ministri Bushati sqaroi se doktrina e politikës tonë të jashtme është ajo e fqinjësisë së mirë në raport me fqinjët dhe promovimi it ë drejtave të shqiptarëve. Në këtë pikë, ai iu referua çështjes Çame, duke saktësuar se Shqipëria e konsideron atë jo si pretendim territorial po për një çështje thelbësisht të lidhur me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Bushati ndan bindjen se shqiptarët në rajon gëzojnë më shumë liri dhe të drejta, sic është rasti i shqiptarëve të Maqedonisë, ku si rezultat i të ashtuquajturës “Platforma politike e Tiranës”, sot kemi më ligjin e gjuhëve apo dhe përfaqësim më dinjitoz të shqiptarëve në institucionet e rëndësishme.

Next Post
Boks/Prenga e mposht me nokaut boksierin suedez në Kanada

Boks/Prenga e mposht me nokaut boksierin suedez në Kanada

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos merrni vendime drastike”, Horoskopi për sot, si fillon muaji për çdo shenjë

Shenjat e zodiakut që do t’ju ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

December 19, 2025
Vodhën para dhe pajisje në tre dyqane në Tiranë, arrestohen dy autorët

Vodhën para dhe pajisje në tre dyqane në Tiranë, arrestohen dy autorët

December 19, 2025
“Janë 10 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë; PD: Të mbahet seancë të hënën!

“Janë 10 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë; PD: Të mbahet seancë të hënën!

December 19, 2025
Dosjet Epstein: Citatet e “Lolitës” në trupat e vajzave, emra të fuqishëm dhe mesazhe ngjethëse

Dosjet Epstein: Citatet e “Lolitës” në trupat e vajzave, emra të fuqishëm dhe mesazhe ngjethëse

December 19, 2025
10 mijë euro kompjuter për Giorgia Melonin… po kush po ia dhuron?

10 mijë euro kompjuter për Giorgia Melonin… po kush po ia dhuron?

December 19, 2025
Policia operacion kundër mjeteve prioteknike, sekuestrohen 100 kuti me fishekzjarrë në Fier, procedohen 3 pronarë dyqanesh

Arrestohen tre pronarë marketesh për tregtim fishekzjarresh. Policia: Mos përdorni lëndë piroteknike!

December 19, 2025
Tre orë protestë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Tre orë protestë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë

December 19, 2025
Drogonte, përdhunonte dhe shpërndante videot e gruas online, dënohet 61-vjeçari

Drogonte, përdhunonte dhe shpërndante videot e gruas online, dënohet 61-vjeçari

December 19, 2025
Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!

Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!

December 19, 2025
Ibrahimaj: Nga janari 2026 paga minimale arrin në 500 euro, biznesi nuk do të ketë kosto shtesë

Ibrahimaj: Nga janari rritet në 500 mijë lekë paga minimale, përfitojnë mbi 307 mijë punonjës

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In