Një efektiv i Gardës së Republikës është gjetur i vdekur në garazh.
Bëhet fjalë për gardistin Shkëlzen Qordja i cili u gjet i pajetë brenda automjetit në një prej garazheve të gardës.
Ka dyshime që ngjarja mund të jetë vetëvrasje. Në automjet është gjetur një pistoletë me të cilën Qordja dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
Raportohet se efektivi i gardës, ka shërbyer në trupën e shoqërimit të ministrit të Brendshëm Xhafaj por dhe personaliteteve të tjera. Sipas informacioneve, ai ka qenë shofer në trupën e shoqërimit.
Vijon…