• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ka qenë njeri i sjellshëm”, flet miku i autorit që sulmoi në xhami: Duhej të ishte në spital, kishte lënë ilaçet!

by
20/04/2021 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rudolf Nikolli është 34-vjeçari që ka plagosur pesë persona me thikë ditën e djeshme në orën 14:00, në xhaminë “Dine Hoxha”.

Në rajonin policor, ai ka dëshmuar se kishte parë ëndërr sikur e tallnin dhe e bullizonin, gjë që e çoi edhe në kryerjen e aktit të rëndë.

Kjo nuk është hera e parë që ai ka sulmuar njerëz. Një muaj më parë, ai plagosi një tjetër person me thikë në një terminal autobusësh dhe u shpall në kërkim nga policia. Vetë prindërit dhe familjarët e Nikollit deklaruan se i riu vuante nga depresioni.

Sot ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, miku i tij, Xhevdet Spahiu. Ai tha se ka 20 vite që e njeh, madje në periudhën 2007-2008 kanë jetuar në një apartament së bashku.

“Ka qenë njeri normal, i sjellshëm, i angazhuar me punë. Kohët e fundit ka pasur probleme. Ka pasur frikë, ankth. Merrte kurim, por ilaçet nuk i pinte rregullisht. E kam takuar disa ditë para se të bënte ngjarjen te terminali i autobusëve. Ai kishte kohë që nuk takohej me miq. Me mua pranoi të takohej, po kishte paranojën e lokaleve, kamerave”, tha miku i Rudolfit.

Spahiu u shpreh se ai i kishte thënë se e përndjekin, por nuk i kishte treguar asgjë më shumë.

“U shqetësova nga këto që më tha dhe komunikova me familjarët që më thanë se është me ilaçe. Ka dalë nga spitali për një festë familjare dhe nuk është kthyer më. Nuk i kanë dhënë fletë-dalje. Nuk kishte një diagnozë. Familjarët nuk dinin. Sipas mjekut ka pasur depresion të thellë”, shtoi Xhevdeti.

I pyetur se kur i kanë nisur këto shqetësime, Spahiu tha se në muajin e dytë të izolimit, që në prill të vitit të kaluar.

“Kishte konspiracione, gjëra imagjinare. Është izoluar, nuk ka dalë nga shtëpia, nuk ka takuar njeri. Mund të ketë pasur gjëra të tjera, por ka ndodhur në kohën e izolimit. Para ngjarjeve të rënda ka punuar, ka qenë jashtë në Angli për dy vite. Pas kthimit në Angli nuk kam pasur shumë kontakte me të, nuk e di çfarë i ka ndodhur”, tha miku i Rudolfit.

Ai shtoi se para 10-ditësh ka takuar vëllain e Rudolfit, i cili i kishte thënë se nuk i merrte ilaçet. Spahiu tha se ai ishte katolik i konvertuar në mysliman, por kjo nuk ka aspak lidhje me veprimet e tij./ b.h

Next Post
FOTO: Drejtuesi i fushatës së Gaz Bardhit kapet me lekë dhe lista votuesish në makinë

FOTO: Drejtuesi i fushatës së Gaz Bardhit kapet me lekë dhe lista votuesish në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In