Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, është shprehur se qeverisja bëhet më e mirë në momentin që ka përballë një opozitë që të ballafaqohet.
E ftuar në emisionin “Drejt” nga Luan Rama, Gjylameti tha se çdo forcë politike ndikohet nga situatat në të cilat ndodhet, ndërsa shtoi se PS mbi interesin personal ka atë kombëtar.
Blerina Gjylameti: Një vend që të jetë një shoqëri e shëndetshme duhet ‘ti ketë të dyja kahet. Opozita është një vlerë e shoqërisë. Qeverisja bëhet shumë herë më e mirë në momentin që ke më kë të ballafaqohesh.
Një forcë politike nuk është imune. Është një forcë që ndikohet nga situatat në të cilat ndodhet. PS ka interesin kombëtar më shumë se ai personal.
Gjylameti ka ‘sulmuar’ dhe ish-kryeministrin Sali Berisha duke thënë se është fatalitet që një njeri që ka ikur nga politika me vija të zeza të rikthehet
Blerina Gjylameti: PS ka qenë në avangardë të ndryshimeve të shoqërisë. Në 2005 kam qenë në Itali kur ndryshoi pushteti, ka qenë një nga ditët më të zeza për mua kur fitoi PD.
Është fatalitet që një njeri që ka ikur nga politika me vija të zeza të rikthehet. Është fatalitet jo për individin por edhe vendin. Në një shoqëri të shëndoshë nuk duhet vetëm mazhoranca por edhe opozita.
/e.d











