• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka qënë kundër themelimit të PD”/ Frrok Çupi: Berisha mjeshtër i gënjeshtrës përmes alibisë! Një krijesë politike boshe

by Java News
22/11/2021 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha është një politikan që ka gënjyer që ditën e parë që u përfshi në politikë, sipas analistit Frrok Çupi.

I ftuar në “Top Talk”, analisti është treguar i ashpër në komentin e tij, kur e ka quajtur ish-kryeministrin Berisha, një politikan që çdo gjë që ka bërë në karrierën e tij politike ka qenë alibi. Madje ai shkon më tej kur thotë se Berisha nuk ka qenë themelues i Partisë Demokratike.

“Po të hysh në arketipin e Berishës, gjithë jeta e tij është alibi. Krijoi alibinë që është njeri i ndershëm, dhe doli që është më i korruptuari në tërë këtë histori. Ka alibinë që është themelues i Partisë Demokratike, në fakt ka qenë kundër themelimit të kësaj partie. Sali Berisha erdhi në kohën kur sapo ishte themeluar PD-ja dhe u tha studentëve që e themeluan se nuk duhet parti. Kishte ardhur nga Ramiz Alia.

Është një histori e njohur dhe e stërnjohur. Jam vetë dëshmitar. Ishte kundër themelimit të një partie. Ai ishte pro pluralizmit të mendimit dhe të odave. Gjithë kapaciteti politiko-intelektual-pluralist i Berishës ishte e përqëndruar tek oda. Berisha gjithçka e ka alibi. Është një histori e tërë që e dëshmon!”

Berisha, që dha dorëheqjen nga drejtimi i së djathës, që në vitin 2013, ku humbi thellë në zgjedhjet parlamentare, ka shprehur hapur vullnetin e tij për t’u rikthyer në krye të partisë. Në foltoret që ka zhvilluar me demokratët në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ai është shprehur se “duhet të rrëzojmë kreun aktual Lulzim Bashën”.

Por, sipas Çupit, as që mund të imagjinohet se Berisha mund të rikthehet sërish në qeveri:

“Te foltorja, gjysma janë të njëjtët persona që shkojnë në çdo rreth, të tjerët as nuk janë anëtarë të forumit. Edhe sikur të gjithë këta të jenë demokratë, prapë mbeten disa salla. Ndërsa Basha nga ana tjetër ka një mandat, ka të drejtën e legjitimuar, ka me vete një detyrim kombëtar për të qëndruar përballë këtyre njerëzve. Ajo që mund të them është se Basha një ditë do të largohet, por po aq e vërtetë është se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk vijnë më në politikë.

A mund të imagjinohet që të kemi një ditë sërish Sali Berishën në krye të shtetit? Kurrë!”

Berishën si politikan, analisti e cilëson një krijesë tërësisht boshe:

“Berisha as mendimtar nuk është, as lexues nuk është. Të tëra këto kanë qenë alibi. Berisha është një njeri bosh, me boshllëkun e tij ka ardhur deri më sot. Tani ndodhet para vdekjes së tij (jo fizike). Do të shohim se çfarë do të ndodhë me të. Ne po shikojmë si po “dekompozohet” ky njeri, që edhe pse ka qenë në krye të shtetit, një ditë bëhet një monstër që nuk mund ta shohësh me sy. Është krejt i përhumbur. Flet në mënyrë të pandërgjegjshme”./m.j

Next Post
Europa përballë valës së re të infektimeve, Austria në izolim për shkak të COVID

Europa përballë valës së re të infektimeve, Austria në izolim për shkak të COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In