• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ka njerëz jashtë shtëpisë”/ Familja tregon pse vrau veten Eugert Lazaj: U fiksua gjatë karantinës dhe thyente telefona, kërkoi grila të ngurta…

by Java News
07/08/2020 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia jep detaje të tjera mbi vetvrasjen e milionerit Eugert Lazaj, i cili u gjet i pajetë nga të afërmit në vilën luksoze në Rrolling Hill.

Në vijim të hetimeve që po kryhen nga agjentët e krimeve, njoftohet për gazetën “Si” se laboratori i kriminalistikës ka konfirmuar se arma me të cilën 37 vjeçari u vetqëllua i përket shtetasit me inicialet R.P. Arma është e llojit Glock tregoi një burim zyrtar i gazetës “SI” dhe me numër serial Z… Burimet thanë për gazetën “Si” se kur policia e ka pyetur shtetasin R.P, ai ka thënë se pistoleta i kishte humbur prej 20 muajsh dhe këtë fakt e kishte pohuar para policisë dhe prokurorisë. “Nuk e njoh Eugert Lazajn”, – ka këmbëngulur ai në një deklaratë të marrë për sqarimin e kësaj ngjarjeje

Policia deklaron gjithashtu për gazetën “SI” se ka marrë në pyetje të afërmit që gjendeshin në vilë ditën e ngjarjes.

E ëma e milionerit që zotëronte një kompleks luksoz për dasma në kryeqytet ka treguar se menjëherë pas pandemisë i biri ishte mbyllur në shtëpi nga frika e koronavirusit: “Atë ditë rreth orës 6.45 në një gjendje jo normale më pyeti: ‘kush më hyn në telefon dhe më bën muzikë’. Ai i kishte thyer edhe dy telefona të tjerë, kishte hequr fishat e televizorit, dilte nga dhoma në mënyrë të pakontrolluar, pretendonte se dëgjonte zhurma dhe muzikë” .

Urani Lazaj, sipas burimeve të gazetës “Si”,  thotë se i biri nuk kishte konflikte,  mosmarrëveshje apo borxhe me askënd.

I riu drejtonte një biznes eventesh në Maminas dhe ditën e ngjarjes, në një nga vilat e rezidencës, përveç të ëmës gjendej edhe bashkëshortja e viktimës së bashku me dy fëmijët e mitur.

“Im bir kishte kohë që nuk dilte jashtë nga frika e koronavirusit… Djali ka vrarë veten, nuk i di arsyet se përse. Dyert ishin të mbyllura, dritaret dhe grilat”, deklaron gruaja për policinë sipas pohimit për gazetën “Si” nga një agjent i zbardhjes së ngjarjeve.

Banesa survejohej së jashtmi me kamera, ndërsa brenda jo. Edhe i ati i milionerit, që u njoftua nga të afërmit menjëherë pas ngjarjes, tregoi se prej ditësh i biri pretendonte që shikonte persona. “Kjo paranojë i filloi në kohën e karantinës ku qëndronte me orë të tëra i mbyllur. Fiksohej se shikonte njerëz jashtë vilës, por ne nuk shihnim asnjeri, kurse vila kishte alarm dhe kamera dhe ato nuk tregonin gjë” . Burri tregon se mbrëmjen përpara ngjarjes, i biri kishte mbyllur grilat pasi në një anë të vilës kishte rënë alarmi.

“Më pas e ç’aktivizuam alarmin e jashtëm, por më pas ai kërkoi grila të ngurta pasi u fiksua që kishte persona jashtë, edhe pse jashtë shtëpisë  nuk shikonim asnjë person”, thotë babai i viktimës.

Sipas familjarëve, gjendja e të riut ishte rënduar javë më parë kur ai thyente telefona dhe i kërkonte edhe familjes që të mos mbanin telefona. “Për këtë arsye i kërkova bashkëshortes të kthehej nga Gjermania që t’i qëndronte djalit pranë”, – tregoi i ati, i cili kujton para policisë se po tentonin ta bindnin që ai të udhëtonte drejt Gjermanisë pasi ishin shtetas gjermanë

“Unë nuk e dija që im shoq mbante armë” rrëfen bashkëshortja e cila këmbëngul se me Eugertin shkonte shumë mirë dhe nuk e dinte se përse ai i dha fund jetës.

Burimet për gazetën “Si” pohojnë se dosja do të referohet për veprën e shkaktimit të vetvrasjes sipas nenit 99 të Kodit Penal, por pa dhënë me tepër informacion se përse dyshohet të jetë vetvrarë milioneri shqiptar./ gazeta si

g.kosovari

Next Post
U infektuan nga COVID/ Ndreu jep lajmin për gjendjen aktuale të dy nënkryetarëve të Bashkisë së Lezhës

U infektuan nga COVID/ Ndreu jep lajmin për gjendjen aktuale të dy nënkryetarëve të Bashkisë së Lezhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In