• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka një mënyrë të kuptohet, nëse politika është peng i këtyre bandave që po arrestohen

by Mero Baze
20/05/2024 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Operacioni I madh I SPAK ndaj 7 grupeve kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, po mban të mbërthyer opinionin publik për shkak ndjeshmërisë që ngjallin emra të njohur të krimit të arrestuar apo shpallur në kërkim dhe historitë mizore të tyre kryesisht ndaj njëri tjetrit.
Ka po ashtu një përpjekje për ta sulmuar politikisht aksionin e SPAK apo të krijuar idenë e përdorimit politik të bandave nga pushteti apo opozita.

Nga një vështrim I shpejt I atyre që po botohen dhe që ti sjellin zorrët tek fyti, shikohet qarte se brenda tyre bandat nuk kanë vepruar me aleancat politike që kanë pasur jashtë por sipas halleve të tyre. Ti nuk e dallon dot nëse aleanca e Martinaj me Nokën që i kanë vrarë vëllain, kundër të tjerëve, është aleanca e PS me PD kundër të tjerëve apo halli I tyre.

Por ka një mënyrë për të kuptuar nëse politika është peng I krimit apo jo.
Dhe kjo shikohet nga reagimet politike.

Sali Berisha dhe Ilir Meta po sulmojnë SPAK për operacionin në vend që ta lavdëronin. Nga një anë thonë se këta kriminelët janë të lidhur me pushtetin dhe me Partinë Socialiste dhe nga ana tjetër sulmojnë SPAK për operacionin. Akoma më shumë në një postim të dy ditëve më parë, Berisha akuzonte qeverinë se ka zhdukur Evris Martinaj, dhe pastaj akuzonte SPAK se ka ndihmuar Arben Nokën të arratiset, ndërkohë që Noka dhe Martinaj sipas SPAK ishin aleatë kundër pjesës tjetër të bandave. Kjo tregon që Berisha nuk është i lirë të flas njësoj për personat në kërkim, por për disa kërkon llogari pse nuk i kanë shpëtuar jetën e për disa kërkon llogari pse i ka shpëtuar arrestimit.

Tani nuk e kuptoj pse dy drejtuesit kryesorë të opozitës janë të mërzitur pse SPAK po arreston gjithë kriminelët e Shqipërisë meqë thonë se ata janë të Partisë Socialiste. Ata duhet të bëjnë festë për këtë.

Nga ana tjetër socialistët nuk kanë reaguar dhe as kanë bërë komente për emra te veçantë të arrestuar, por vetëm kanë lavdëruar SPAK për operacionin.

Liria e tyre për të mos qenë peng I grupeve kriminale është lajm I mirë, ashtu sikurse pafuqia e Berishës dhe Metës për tu ndjerë të lirë të gëzohen që arrestohen grupe kriminale ngre pikëpyetje për dhimbjen që atyre u ka shkaktuar ky operacion. Se nuk besoj që bëjnë si të mërzitur, nga droja se mos I takojnë në qeli më vonë.

Next Post
“SPAK shkaktoi tërmet në botën e krimit të organizuar”, ish-zv.kryeprokurori: Do ketë zbardhje të shumë çështjeve, mes tyre vrasja e Artan Santos

“SPAK shkaktoi tërmet në botën e krimit të organizuar”, ish-zv.kryeprokurori: Do ketë zbardhje të shumë çështjeve, mes tyre vrasja e Artan Santos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In