• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka një keqkuptim të madh: Berisha, Basha nuk janë as të djathtë!

by Alba Malltezi
09/10/2020 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Si shumë gjëra false postdiktature, edhe përvetësimet partiake janë një nga falsitetet më të mëdha të tranzicionit shqiptar. E djathta e Sali Berishës dhe sot e Lul Bashës, nuk ka asgjë të përbashkët me të djathtën Perëndimore. Asgjë!

E djathta është gjeneratore e të bukurës, pasurisë dhe mirëqënies. Kujtoni familjen italiane fiorentine: I Medici.

Të pasur sa më s’ka dhe mbështetës të së bukurës që sot është pasuri e Italisë dhe e mbarë botës: Pa i Medici nuk do të ishte Leonardo, Michelangelo dhe kryeveprat e tyre.

Por që ta mbështesësh të bukurën duhet ta njohësh atë, duhet të dish të dallosh një Michelangelo nga një…!

Pa shkuar deri në Rilindjen italiane, edhe fashistët e Mussolinit erdhën si pushtues në Tiranë, por investuan në pasuri që i mbetën shqiptarëve: Qendra e Tiranës e Bulevardi lindi me ta; Burintin, Foniqin e zbuloi arkeologu i sjellë nga Italia fashiste; arkitekturë, rrugë, shkolla spitale i kemi ende prej tyre. Qendra e Petrelës, pranë Tiranës, është arkitektura fine e kësaj të djathte italiane.

Pastaj na vijnë në mendje “bukuritë” e lëna nga “e djathta” e Bashës dhe e Berishës . Nuk mund të jetë i djathtë një individ që nuk dallon një mobilje të Gio Pontit nga kolltuqet turke, duke i hedhur sikur të ishin mbeturina pa vlerë, nuk mund të jetë i djathtë një individ që pëlhurën e kadifenjtë të poltronave në teatër e ngatërron me cohat sintetike turke që elektrizojnë çdo fustan.

Nuk është i djathtë kush nuk kupton se në qendër të kryeqytetit kishte vizatuar një lines gjigand si dhuratë për qytetarët. Nuk është i djathtë kush nuk njeh ndryshimin e pllakave majolike të banjove publike, nga gurët natyralë dhe mermeri i çmuar i trevave.

Mjafton të njohim dhe një të djathtë si Berluskoni: Milano 2 dhe Milano 3, dy qytetet satellite që si sipërmarrës e ndërtues ngriti rreth Milanos, ato që i dhuruan milionat e parë duke e futur në listën e milionerëve të botës, janë oazë gjelbërimi: 80 përqind e territorit gjelbërim dhe 20 përqind ndërtime. A kanë gjë të përbashkët me të djathtën shqiptare që betonizuan edhe parkun, Lanën e çdo oborr mes pallateve që kishte edhe një pemë?

Pastaj e djathta perëndimore është zemërgjerë: nuk e përqëndron, grumbullon bukurinë dhe pasurine brenda 4 mureve të kullës personale, pa pasur të bukurën përreth. Shihni pak sjelljet individuale të dy “të djathtëve” shqiptarë: Vila, zyra në luks, kulla e superatike personale, të rrethuar me mure të lartë dhe roje, por çfarë kanë ata përreth?  Në Gjirin e Lalëzit mbeturinat dhe inertet e hedhura nga vilat e të pasurve, në Tiranë përvetësojnë edhe ashensorët që kanë të drejtë të ndajnë në komunitet.

Një keqkuptim i madh ka ndodhur në Tiranë: “E djathta” e Bashës dhe e Berishës, nuk është as e djathtë sepse nuk di të dallojë të bukurën.

Next Post
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

"Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Plan i ri Ukrainë-SHBA-BE, çfarë ndodh brenda 24-orëve nëse Rusia thyen armëpushimin

February 3, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Zbardhet ngjarja në Lezhë! 7 persona u paraqitën si policë në berberhane, do dhunonin nipin e Ardian Nikulajt pas një sherri në 2025

February 3, 2026
Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

February 3, 2026
‘Saliu nuk lufton për të marrë qeverinë’, Mërtiri: Votimi elektronik duhej të publikohej menjëherë

PD “bën kthesë” për reformat, Mërtiri: Vendimi tregon paqartësinë dhe kontradiktat e brendshme të opozitës

February 3, 2026
Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

February 3, 2026
Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

February 3, 2026
voton-berishaaa-770×420

Nëse zgjedhjet mbahen sot, sondazhi: Berisha fiton… vendin e dytë!

February 3, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

February 3, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

February 3, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In