Kryeministri Edi Rama, ka uruar sot komunitetin hebre në Shqipëri dhe në mbarë botën, për festën e Viti të Ri Hebre.
Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri ka përkujtuar lidhjen e popullit shqiptar dhe atij hebre, të cilën e ka cilësuar si një “dëshmi uniteti e respekti të ndërsjellët”.
“Qofshi të bekuar për një vit të mbarë”, uroi ai.
Reagimi i Ramës
“Teksa dielli ka perënduar dhe ka nisur Viti i Ri Hebre, i shpreh urimet e mia më të ngrohta komunitetit hebre në Shqipëri, Izrael dhe në mbarë botën. Rosh Hashanah është kohë reflektimi, ripërtëritje dhe shprese, e teka jemi në pragun e një viti të ri, le të vlerësojmë lidhjen e rrënjosur thellë mes popullit hebre dhe shqiptar.
Historia jonë e përbashkët është dëshmi e unitetit dhe respektit të ndërsjelltë. Gjatë kohërave më të errëta, Shqipëria ka qenë fener shprese dhe strehimi për komunitetin hebre. Angazhimi i kombit tonë për të mbrojtur jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit është një kujtesë prekëse e vlerave tona të përbashkëta dhe fuqisë së lidhjes tonë.
Vitet e fundit kam pasur privilegjin të kontribuoj në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Izraelit. Bashkëpunimi ynë në fusha të ndryshme, nga tregtia e deri te kultura ka pasuruar dy kombet tona dhe ka hapur rrugën për një të ardhme më të ndritur. Jam krenar për hapat që kemi bërë së bashku dhe jam i përkushtuar për të thelluar më tej partneritetin.
Teksa mblidhemi me njerëzit e dashur për të festuar Rosh Hashanah, qofshi të bekuar për një vit të mbarë. Le të vazhdojmë të forcojmë lidhjen e veçantë midis dy popujve tanë dhe të punojmë për një botë në paqe, prosperitet dhe mirëkuptim”, shkruan Rama./m.j