• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka ndodhur dhe në Tropojë…”/ Beleri në burg, Celibashi: Nëse vendi mbetet ‘vakant’ do ketë zgjedhje të reja në Himarë

by Java News
26/05/2023 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u pyet sesi do të procedohet me vijimin e mandatit të  kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg nën akuzën e blerjes së votave.

Celibashi theksoi në një intervistë televizive se KQZ i dha mandatin Belerit pasi nuk kishte asnjë ankim ndaj procesit zgjedhor në Himarë. Kryekomisioneri shtoi se skenari i vetëm që Beleri të humbasë mandatin e tij është nëse ai dënohet me një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kreu i KQZ theksoi se Beleri duhet të kryejë betimin përpara Këshillit Bashkiak brenda 3 muajve, por zgjodhi të mos jepte komente se çfarë do të ndodhte nëse nuk kryej një proces i tillë.

“Në dijeninë time nuk është rast i parë nëse nuk gaboj. Ka pasur një rast të ngjashëm në Tropojë me zgjedhjet ose për kandidat për deputet ose për kryebashkiak në vitin 2002. Rasti është jo i zakonshëm kur një kandidat për kryetar i një bashkie zgjidhet kur është në masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ajo që ka rëndësi të thuhet është se për sa kohë që nuk ka një vendim të formës së prerë ai e merr mandatin e bashkisë së Himarës. Afati brenda të cilit Beleri duhet të kryejë aktin e betimit është 3 muaj, nëse nuk gaboj.

Gjithsesi çdo gjë varet nga ecuria e procesit hetimor, që i takon në mënyrë ekskluzive prokurorisë dhe gjykatës kompetente. Është pak herët për të folur për atë që do të ndodhë në situata të ndryshme. Nëse vendi i kryetarit të bashkisë për një arsye apo një tjetër ngelet bosh, atëherë në atë bashki zhvillohen zgjedhje të reja. Ai duhet të bëjë konfirmimin e betimit në gjykatë, por si proces do të duhet përpara Këshillit Bashkiak. Situata e “Arrestit” me burg është një rrethanë që krijon pengesa për ushtrimin e veprimtarive për funksionarë që ushtrojnë funksione publike”, tha Celibashi. I cili ka sjelle pa emer precedentin e Azgan Haklajt, asokohe i PD, qe u zgjodh deputet nga qelia e burgut./m.j

Next Post
FOTOT/ Tirana i rikthehet normalitetit pas shirave të rrëmbyeshëm, punonjësit e Bashkisë në terren

FOTOT/ Tirana i rikthehet normalitetit pas shirave të rrëmbyeshëm, punonjësit e Bashkisë në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In