• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka mungesë besimi ndaj Bashës”/ Bumçi: Futi partinë në zgjedhje në kohë të papërshtatshme!

by
29/11/2021 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Kuvendet që përçanë opozitën’ ishte tema e diskutimit këtë mbrëmje në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’.

Ish-deputeti Aldo Bumçi i ftuar në Report Tv tha se PD ende nuk e ka kaluar vijën ku nuk ka kthim pas ndërsa theksoi se hapësira e mbetur po ngushtohet. Bumçi deklaroi se humbja e zgjedhjeve për herë të dytë ishte arsyeja që krijoi këtë situatë në PD, edhe pse mori shkas nga largimi i Berishës.

Ai theksoi se humbja e zgjedhjeve krijoi një krizë besimi te Lulzim Basha edhe pse konsumoi një aksion opozitar 360 gradë, ndërsa Berishën e quan një figurë të fortë, që rrjetin social Facebook e ka kthyer një një institucion opozitar duke denoncuar raste të shumta.

“Ne nuk e kemi tejkaluar vijën ku nuk ka kthim pas. Ka hapësirë, edhe pse po ngushtohet. Ajo që ndodhi, edhe pse mori shkas nga largimi i Berishës, arsyeja themelore është humbja e zgjedhjeve për herë të dytë. Humbja e zgjedhjeve krijoi një krizë besimi te Basha dhe aftësia e PD e drejtuar prej tij dhe mos çuarja në fitore pasi ke konsumuar një aksion opozitar 360 gradë, nga protestat te marrëveshjet. Ky përbën faktorin kryesor. Kriza e mosbesimit që ka tashmë kryetari i partisë. Basha premtoi betejë për masakrën zgjedhore, që tha e ka betejën e vetme. Masakra është e vërtetë. Pse Basha e la masakrën zgjedhore, pse nuk bëri një protestë të vetme, nuk vuri një kusht politik, por pse nuk i vendosi kushte qeverisë siç bëri Berisha në vitin 2001 kur PD nuk i pranoi zgjedhjet, ku me një raport paraprak jo në favor të PD-së, u mundua ta ndryshojë dhe pastaj vuri kushte politike. Kurse Basha me raportin më pro opozitë nuk ndërmori asnjë aksion dhe pranoi si diçka normale qeverinë ë Ramës, zgjedhje që ODIHR i rrëzon.”-tha Bumçi.

Bumçi deklaroi se Basha e futi partinë në zgjedhje në një kohë të papërshtatshme, duke lënë mënjanë masakrën zgjedhore.

“Tre javë pas zgjedhjeve nuk kishte mundësi të prodhohej një proces normal, as kandidatura, as kohë për reflektim të një partie, dhe demokratët për inerci nga një palë zgjedhje që besonin se do i fitonin, ku prisnim që Basha të ishte kryeministër, nuk është e lehtë të kalosh nga personi që doje të ishte kryeministër, ndodhi dhe masakra zgjedhore, të kalosh në largimin e tij. Kërkonte një proces më afatgjatë, një analizë, dhe prodhimin e kandidaturave që do konkuronin Bashës. Futja e partisë në zgjedhje në një kohë të papërshtatshme, çfarë ishte lënia e masakrës zgjedhore dhe një proces që nuk të legjitimon edhe pse formal. Ringritja e saj në 97 lidhet me Berishën. Të gjitha karrierat pas vitit 1997, kanë bekimin e Berishës. Në 2004 Berisha krijoi një hapje për ata që ishin larguar. Basha duhet ta pranojmë që dalloi me prezantimet publike, fitoi një zonë jo të lehtë në Tiranë, kishte përballë Ahmetajn, që është një njeri me përvojë. Basha fitoi në një zonë të vështirë. Drejtoi ministri të rëndësishme. Në 2013, Basha ishte kryetar i PD i Bashkisë së Tiranës. Kishte bërë një betejë me Ramën ku Tirana u nda përgjysëm. Basha tregoi vlera dhe në 2013, demokratët e mbështetën.”-tha Bumçi.

Më tej ai deklaroi se Basha është përballur me një regjim, por shton se ai kishte vështirësi për të krijuar një ekip dhe nuk i promovoi kandidatët e PD, ndërsa thekson se bëri një fushatë vetmitare.

“Ai u përball me një regjim, duhet ta pranojmë. Vështirësia e Bashës për të krijuar ekip. Askush nuk mund të thotë se kush ishte ekipi në cilën kohë. Promovonte njerëz. Kishte Sekretar të Përgjithshëm Ristanin, Bozdon, nuk i vuri për deputet. Nisën një aksion politik djegien e mandateve, protesta dhe mosfutjen në zgjedhjet lokale. Nuk u mblodhën strukturat, nuk e dinim çdo ndodhte, as protesta, askush s’po na mblidhte. Nga nëntori jemi mbledhur për herë të parë, çfarë ndodhi me atë aksion, çfarë do bëjmë. Këto janë dobësitë, nxjerrja e listës në fund që ka të bëjë me ekipin. Pse pret dy muajt e fundit, ti s’ke kohë të njohësh zonën. Basha caktoi drejtuesit e qarqeve, por a prezantoi ndonjë prej tyre? Si mund të caktohet drejtuesi politik i një qarku dhe nuk e prezanton para elektoratit për të thënë vlerat e tij, që është bashkëpunëtor i joti. Një fushatë vetmitare, mungesa e ekipit. Një parti i ka borxh elektoratit, ka një sigël, një kryetar, programi doli me copëza, jo si një program koherent, një fabul. Por copëza ulje taksash shumë të mira, por pa ta dhënë një vizion. Mungesa e koordinimit me aleatët. të vetëm nuk fitojmë dot. Atëherë koordinimi me LSI dhe aleatët e tjerë ishte vendimtar. LSI dhe PD ka lënë madate duke mos u koordinuar në qarqe të caktuara. Me Aleatët e tjerë nuk u ndërtua një fushatë e përbashkët, ku secili të rriste peshën e tij, nuk e bëri këtë. Nëse do dilnim së bashku me LSI në 4-5 qarqe do kishim 5 madate më shumë, kaq e thjshtë. Mungesë koordinimi. Këtu nuk e ka fajin Berisha se ti nuk del me një ekip, nuk i promovon. Nuk e kemi pasur traditë një qeveri në hije. Berisha i kishte figurat e konsilduara. Nuk e vinte njeri në dyshim se Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Topi, Sokol Olldashi, Fatos Beja, dhe figura të tjera ishin figura të rëndësishme në qytetet e tyre dhe nivel kombëtar. Ftoi ish themeluesit e partisë, erdhi me ekip të formuar. Nuk e ka fajin Berisha se ky nuk i doli me një ekip shqiptarëve.”-u shpreh Bumçi.

Sa i përket ish-kryeministrit Berisha, në lidhje me Kuvendit e thirrur prej tij, tha se nuk e bën për çështje personale ndërsa e cilëson atë si një figurë që ka ndryshuar jetën e shqiptarëve dhe është njeri i veprave.

“Çështja e Berishës nuk është çështje personale e tij në asnjë kënvështrim sepse ai ka fotografi nga lëvizja studentore, rrëzimi i komunizmit, vitet e jashtëzakonshme, ringritja nga hiri, mbajti opozitën shqiptare, e ringriti kur askush nuk e besonte, një qeversje që sot na duket ëndërr. Berisha është njeri i veprave që ka ndryshuar jetën e shqiptarëve, njeri i veprave. Duhet të pranojmë se qeverisja jonë më e mirë e shqiprisë në 30 vite, është, si mund ta damkosim këtë trashëgimi, s’është e Berishës, është e jona. Dinjiteti njerëzor. Ruajtja e dinjitetit, thelbi i gjithçkaje është dinjiteti. Diktatura nuk e vlerëson njeriun. Demokracia thotë se njeriu ka vlera. Mbrojtja e të drejtave të njeriut. Berisha sot është figura opozitare që ka bërë opozitë me deklarata, Facebook, ka denoncuar afera. Facebook-un e ktheu në institucion. Denoncimet, informacionet, tregon besimin te ky njeri. Ky është zëri i opozitarizmit. Ne humbim zgjedhjet për herë të tretë, ODIHR thotë ka pasur blerje masive të votës, por më e rëndë është përdorimi i shtetit në zgjedhje. Në vend që të merremi me Ramën, na del Berisha. Fut opozitën në rrëmujë për të mos u marrë me Ramën. Basha e futi PD-në në krizë. Nuk merresh me masakrën zgjedhore, por i bie Berishës? Basha nuk e përmbush funksionin që pret qytetari shqiptar, një opozitë që i bën ballë dhe i fut frikën qeverisë, se e kontrollon, e tremb, ngre protesta dhe që qeveria të ruhet. Rama nuk e ka frikën e Bashës se prodhoi marrëveshje e nuk arriti gjë. Ngriti protesta dhe nuk arriti gjë. Berisha do ndërtojë një shtëpi të madhe ku nuk është përkufizimi a je me Berishën, por a ke kontribut në këtë parti. Rama në 2013 bëri aleancë me LSI dhe pa atë s’do ishte bërë dot. Nëse Basha do kishte bërë një ekip një vit më parë, koordinim me aleatët, Rama nuk do ishte sot kryeministër.”-tha Bumçi.

/b.h

Next Post
Bylykbashi tregon bisedën me Berishën pas humbjes së PD-së në 2017-ën: I kërkova largimin e…

Bylykbashi tregon bisedën me Berishën pas humbjes së PD-së në 2017-ën: I kërkova largimin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-Presidenti i UEFA-s bën propozimin e çuditshëm: Futbolli të luhet me 10 lojtarë

Michel Platini: Një grup njerëzish u bashkuan për të më asgjësuar

January 15, 2026
Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

January 15, 2026
Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

January 15, 2026
Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

January 15, 2026
Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

January 15, 2026
BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

Përpjekjet e SHBA për të marrë në kontroll Groenlandën/ Sondazhi: 75 për qind e amerikanëve kundërshtojnë

January 15, 2026
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

January 15, 2026
Britania, Franca dhe Gjermania bëhen bashkë: Pasuritë ruse do përdoren si ndihmë për Ukrainën, Belgjika heziton

Habit Vladimir Putin: Jemi gati të vendosim raportet me Europën

January 15, 2026
Agron Malaj e denoncoi për shpifje/ GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut

Agron Malaj e denoncoi për shpifje/ GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut

January 15, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Nga Lezha në Fier dhe Lushnje/ Hapet gara për drejtor policie dhe shef komisariati në disa qytete

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In