Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, vizitoi në spitalin e Traumës deputetin Bledion Nallbati, i cili mbeti i plagosur gjatë protestës së sotme para Kuvendit.
Berisha e quajti “goditje me urdhër politik”, ndërsa tha se deputeti ka hematomë dhe do të qëndrojë i shtruar në spital.
“Deputeti Bledion Nallbati ka një hematomë në indet e buta dhe sipas protokollit të spitalit do të qëndrojë në observim për një kohë të caktuar për të parë nëse do ketë pasoja të tjera nga goditja, pasoja të vonshme quhen nga goditja apo jo. Por, njëkohësisht mësohet se urdhërdhënësi është krimineli i damkosur Sokol Bizhga, njëri nga figurat më të urryera dhe kriminelët më të damkosur me uniformë në Republikën e Shqipërisë. E garantoj Sokol Bizhgën, i cili e goditi deputetin me urdhër të, me urdhër të Edi Ramës, se do ketë përgjegjësi gjer ditën e fundit të tij. Ky akt i shëmtuar. Sokol Bizhga është një nga, është njeriu, njeriu që i ka djegur kolegun makinë, që ta dini ju, dhe e ka mbathur kur banditat në Sarandë kanë djegur Genc Memetin.
Ky është i pafytyri Sokol Bizhga që duhet të ishte, duhet të ishte dekada në burg dhe tani komandon policinë. Një hero, një, një guximtar i vërtetë u dogj nga bandat në makinë dhe Sokol Bizhga shpëtoi. Ja, ky është Sokol Bizhga që e mban Edi Rama. E ka apo s’e ka atë, valin gjë nuk e di, se s’mund të them se mund të mos jenë gjë, mund të jetë koincidencë mbiemra. Por, por, Sokol Bizhga është krimineli që ka zbatuar sot urdhrin e Edi Ramës. Është goditur”-tha Berisha nga spitali.











