Berisha ka qënë sërish nën presion në “Foltoren” e organizuar në Kamzë, ku ka shpalosur dhe idenë e tij për largimin e Bashës si dhe ka sulmuar Ramën, amerikanët dhe kush i ëhstë kujtuar.
Por në përpjekje për të pasur sa më shumë audiencë, teksa ka kërkuar që t’i jepet fjala një ish vollejbollisteje të Dinamos, Mira Kurtit, në vend që të thoshte jepi mikrofonin, ka thënë “jepja telefonin, jepja telefonin, më falni mikrofonin”.
Kjo ka krijuar një situatë komike në sallë, aq sa dhe moderatorja s’ka mundur ta përmbajë të qeshurën. Në të vërtetë Berisha qeshi, por është në hall të madh dhe “gëlltit” gjithçka./m.j