• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka fituar 97 tendera”/ Ish kreu i PD-Berishës: Meqë ai kërkon provat për korrupsion si “non grata” nga amerikanët, të nxjerrë fakte për mua

by Java News
11/06/2022 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i degës së PD-së në Mallakastër, Agron Kapllanaj i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me fitimin e tenderave.

Me anë të një postimi në Facebook, Kapllanaj deklaroi se Berishës nuk i interesojnë faktet, por vetëm shpifjet me të cilat mbrohet në bunkerin e non-grata-s.

Kapllanaj e ka “sfiduar” Berishën që të publikojë faktet për fitimin e tenderave.

Postimi i Agron Kapllanajt:

Sali Berisha i damkosur me vulën e non grata-s dhe në pazare të dukshme e të padukshme me Edi Ramën, së fundmi  ka nisur të bëjë gaztorin për mbështetësit e tij që po i rrallohen përditë.

Këtë ka bërë në Mallakastër ndërsa ka folur për tendera imagjinarë ndërkohë që milionerët e kryesisë së foltores nuk kanë guximin as të ngrejnë sytë kur përballen me akuzat për korrupsion dhe bashkëpunim me qeverinë për të ruajtur apo shtuar pasuritë e vëna.

Por Sali Berishës nuk i interesojnë faktet dhe e vërteta, por vetëm shpifjet me të cilat mbrohet në bunkerin e non grata-s. Sigurisht është i lirë të merret dhe me mua dhe me këdo tjetër, si t’ia japë përroi i tij psiqik, por nëse ka ndonjë moment kthjellimi, le të nxjerrë çfarëdo prove a fakti. Jo për gjë, por meqë edhe ai kërkon prova për korrupsionin si non grata nga amerikanët.

E kuptoj që është në hall të madh, dhe është bërë për të ardhur keq, por fakt është se tashmë nuk e ha askush përrallën e tij non grata dhe meqë Ramën nuk e sulmon dot, për faqen e tij të zezë merret me demokratët që kanë sjellë si asnjëherë fitore historike të PD në Mallakastër. Fatkeqësia është se tashmë non-grata nuk sheh dot demokratët e vërtetë. Ai tashmë sheh vetëm armiq dhe ju ka shpallur luftë. Miqtë e tij të vetëm janë Edi Rama me non grata-t e tij.

Gjatë një takimi me kryetarët e degëve, ish-kryeministri Berisha akuzoi Kapllanajn si një mbrojtës i Bashizmit dhe se ka fituar 97 tendera korruptivë./m.j

Next Post
Emri/ 62-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Greqi, dyshimet mbi bashkëshortin. Kishte shenja dhune

Emri/ 62-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Greqi, dyshimet mbi bashkëshortin. Kishte shenja dhune

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri, hetuesit ngren dyshime edhe për të atin e Mark Samson

“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

March 18, 2026
Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

March 18, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Rilinde partinë, në 22 Mars zoti Berisha

March 18, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

March 18, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama replikon me Konfindustrinë: Veç pensionistët mund të kërkojnë më shumë se çfarë iu takon!

March 18, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

29 përqind rritja e çmimit me pakicë të karburantit në SHBA, që nuk importon karburant…

March 18, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

March 18, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

March 18, 2026
“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

March 18, 2026
Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In