• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka filluar luftë e errët brenda PD”/ Korreshi: E turpshme, deputetët janë sharë me “libër shptëpie”

by Java News
07/06/2023 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi  ka qenë i ftuar në “Special Report” ku foli në lidhje me mbledhjes e mbrëmshme të kryesisë së PD dhe incidentin që ndodhi në fundin e saj, mes deputetëve pro dhe kundër Bashës.

Korreshi u shpreh se ajo i ndodhi ishte e papritur, sipas tij këto janë veprime të turpshme që bëhen ndaj deputetëve të PD. Sipas tij duket se ka filluar një luftë e errët brenda llojit.

“Inat të vjen, orë vonë, tensione të vona, kur të ndodh ajo që na ndodhi ne nuk të vjen mirë, nuk e prisja, u duk si pritë.

Situata kaloi, por janë veprime të turpshme që bëhen ndaj deputetëve të PD. Te ne duket se ka filluar një luftë e errët brenda llojit. Që nga grupi i kryetarëve, ku mua më kishin përjashtuar.

Pjesa tjetër pastaj, që të dalësh në mes të natës, ndaj nesh që ishim në këmbë pa shofera, të gjendesh përballë një turme që nuk i ke asnjë borxh. Jemi ndjerë të fyer që të na bëhet prite brenda partisë sonë.

Përplasje kemi pasur edhe brenda selisë së PD.  Por pjesa jashtë ka qenë një gjë anormale. Kanë dalë deputetë që janë sharë me libër shtëpie.

PD duhet t’i përgjigjet të gjithë njerëzve të saj, jo vetëm një pjesë të tifozëve të saj. PD shpejt duhet të jetë shpejt alternativë pushteti” tha Koreshi.

Deputeti i PD tha se ata vendosën të bojkotin mbledhjen duke u larguar, pasi sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi nuk u la të fliste, në momentin që mori fjalën dhe kërkoi 24 orë kohë për t’u votuar qëndrimet, pati një ngritje të menjëhershme për ta kundërshtuar.

“Nuk u la sekretari i përgjithshëm të jepte mendimin e vet. Ne i pritëm të gjithë që folën disa herë. Në momentin që Bardhi tha lëmë 24 orë kohë për të votuar qëndrimet që u morën, pati një ngritje të pabesueshme kundër. Bardhi tha meqë nuk na lejohet të flasim, po dal, pastak ikëm dhe ne” u shpreh ai.

Në lidhje me idenë se kush del kundër zgjedhjeve për kryetar influencohet nga Berisha, Korreshi tha se ky është një absurditet që vazhdon dhe ata nuk janë kundër zgjedhjeve, por zgjedhjet të bëhen me parti të bashkuar.

“Ky është një absurdidet që vazhdon. Në nuk jemi kundër zgjedhjeve, ne jemi pro, por me parti të bashkuar.

Nëse ne mendojmë që partia bëhet vetëm për një person, të rri kryetar pa anëtar dhe pa strukturë, ne nuk jemi për këtë pjesë.

Për mua as Basha, as Berisha, as Alibeaj nuk duhet të jenë kandidatë për kreun e PD, duhet të kërkojmë deri sa të gjejmë liderin e duhur.

Unë jam këtu sepse mendoj që PD është ndryshe nga PS apo edhe nga “Foltorja” e Berishës, ku vendos një njeri” u shpreh deputeti i PD-së./m.j

Next Post
Bombardimet vazhdojnë/ Nuk ndalet Rusia, pas digës hedh në erë tubacionin më të madh të amoniakut në botë

Bombardimet vazhdojnë/ Nuk ndalet Rusia, pas digës hedh në erë tubacionin më të madh të amoniakut në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In