Njëzet e pesë vjeçari nga Anglia, Darkness Vlad Tepes, pretendon se është vampir që pi gjak dhe fle në arkivol, dhe thotë se krejt cka dëshiron është të trajtohet si çdo njeri tjetër.
Ai thotë se ka 13 vite që jeton si vampir dhe se fle në arkivol, shkruan Mirror, përcjell Express. Ai pretendon të ketë pirë gjak lope dhe derri, si dhe zëvendësues të gjakut të njeriut. Ai e ka ndërruar emrin përmes dokumenteve zyrtare, thotë se hudhra nuk ka ndikim mbi te dhe se mund të shëtisë i lumtur në diell.
“Mund të jem vampir, por thjesht dua të trajtohem si çdo njeri tjetër” tha ai.
“Njerëzit duhet ta pranojnë faktin se çfarë atyre u duket normale, neve nuk ka duket, dhe çfarë neve na duket normale, atyre nuk iu duket,” shtoi ai.express/a.k