• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka ardhur koha që Rama të takohet me Cipras në Athinë”

by A R
03/11/2016 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- ambasadori shqiptar në Greqi, Bashkim Zeneli bën thirrje për rindërtimin e besimit në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

“Përplasjet e tensionet po shtohen me një gjuhë të papranueshme. Po i themi njëri-tjetrit fjalën e fundit të parën” thotë ish- ambasadori në një shkrim opinion të publikuar sot në gazetën Panorama.

“Kemi bërë një hap përpara këto dy tre vitet e fundit në marrëdhëniet me Serbinë për normalizimin e tyre. Dhe mirë është bërë se duhet përpara.

Por është shumë keq që kemi bërë hapa prapa me Greqinë mike e fqinje, me një vend anëtar të NATO-s dhe BE-së. Jemi mbërthyer në diskutimin e 3-4 problemeve që nuk po i fusim në rrugën e zgjidhjes” shkruan Zeneli duke shtuar “po mbesim në vend sepse nuk po gjejmë gjuhën e dialogut, ndërkohë po i mëshojmë gjuhës së demagogjisë”, vijon ai.

Për Zenelin çështjet si ajo e çameve varrezat e ushtarëve greke, marrëveshja e detit janë probleme që kërkojnë zgjidhje por që ne kemi mbetur në vend ndonëse në nivel ministrash të jashtëm nuk kanë munguar vizitat në Tiranë e Athinë:

“Asgjë nuk është vënë në rrugën e zgjidhjes. Përvec cështjes së  toponimeve me çertifikatat, për çështjet e tjera shumë të rëndësishme nuk është bërë asgjë, ndonëse flitet shumë për takime premtuese, pë delegacione negociatorësh.

I duhet dhënë fund konfuzionit në qëndrime e deklarime. Problemeve u duhet dhënë zgjidhje në kohën e duhur me mirëkuptimin e duhur. E kjo bëhet me seriozitet dhe jo me spektakle boshe! Kështu si po ecën politika, këtu e në Greqi, po ftoh marrëdhëniet mes dy vendeve. Është vërtet shqetësuese që sot në marrëdhëniet midis dy vendeve, kanë arritur në këtë  pikë, saqë mungon besimi te njëri tjetri. Kjo nuk është aspak e mirë! Pa rindërtimin e këtij besimi nuk do të mund të ecim përpara”, thotë ai raporton Tema.

Duke e quajtur pozitive vizitën e Metës në Athinë, Zeneli thotë:

“Ka ardhur koha që kryeministri Rama të shkojë në Greqi (madje tepër i vonuar) ti shohë me një vështrim shumë më të gjerë e më shumë përgjegjësi marrëdhëniet me Greqinë. Pa asnjë hezitim, pa u influencuar majtas e djathtas, të takohet me kryeministri Cipras e të bisedojnë hapur me përgjegjshmëri dhe besueshmëri, me një axhendë të qartë problemesh, me një vizion të qartë europianist. Dhe, duke mos protur që zgjidhjet do të jenë të çastit në tavolinë, ky ngërç duhet kapërcyer sa më parë”.

/a.m.

Next Post
Paraushtarakët kërcënojnë: Trazira në SHBA nëse Donald Trump humb zgjedhjet

Paraushtarakët kërcënojnë: Trazira në SHBA nëse Donald Trump humb zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In