• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka 3 mijë ‘të dashur’, 30-vjeçarja që fiton 1 mijë dollarë në ditë: Partneri im bëhet xheloz, por ka një kusht

by Java News
21/07/2023 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një modele, e cila fiton 1000 dollarë në ditë si një ‘e dashur profesioniste’ për meshkujt e vetmuar, ka thënë se mund të bëjë këtë punë vetëm për pesë vjet.

Jenna Madison është 30 vjeçe dhe ka vendosur që të bëhet një milionere. Ish-striptistja është e lidhur dhe i dashuri i saj e mbështet për punën që bën për të fituar sa më shumë para.

Madison nisi të punonte si kërcimtare për të ndihmuar familjen e saj kur shtëpia e prindërve u mbyll dhe mamaja humbi punën.

Tani që është kthyer në një influencuese, Jenna ka një llogari bankare të mbushur me para. Ajo fiton deri në 25 mijë-40 mijë dollarë në muaj nga puna e saj, mesatarisht 1 mijë dollarë në ditë.

E tani që ka një pasuri të konsiderueshme, Jenna ka blerë një shtëpi të saj si dhe shpenzon 1.300 dollarë për një trajner personal çdo muaj. Gjithashtu i pëlqen që të llastohet me gjëra kozmetike, botoks dhe produkte për kujdesin e lëkurës.

“Më pëlqen të jem një e dashur profesioniste”, tha Jenna, e cila ka 124,000 ndjekës në “Instagram” (@didshereallyomgg ), për Nude PR.

30-vjeçarja ka treguar se ‘bëhet shumë intime me të dashurit e saj’ si dhe flet me ta sikur t’i kishte pranë.

“Si një e dashur e zakonshme, ata do të më dërgojnë mesazhe nëse kanë një ditë të vështirë dhe unë u jap atyre mbështetje emocionale. Ata mund të flasin për punën, miqtë ose familjen, ose ndoshta po kërkojnë një bisedë më sensuale për t’i ndihmuar të çlirojnë stresin. Ne kemi gjithashtu shumë momente seksuale, unë jam gjithmonë pranë tyre kur kanë nevojë për mua. Kur fillova të zhvishesha në moshën 19-vjeçare, ishte sepse kishim shumë probleme me paratë. Shtëpia jonë u bllokua dhe mamaja kishte humbur punën. E mbajta sekret për dy muaj dhe më në fund i thashë për të.

Ajo në fakt ishte paksa e lehtësuar në një farë mënyre, sepse e dinte që unë isha në gjendje të mbështesja veten dhe atë për çdo gjë që kishim nevojë.

Kur u bëra një modele e “OnlyFans”, isha e shqetësuar se ajo do të zemërohej shumë me mua, por unë jam kaq e bekuar dhe me fat që mamaja është kaq mendjehapur”, ka treguar Jenna.

Ndërsa për babain ajo ka thënë se nuk flasin për punën që bën, edhe pse dyshon se ai mund t’a ketë kuptuar.

Jenna ka zbuluar se ka 2500-3000 të dashur gjithsej, por pjesën më të madhe të kohës e kalon me shtatë prej tyre çdo ditë, duke i kushtuar një orë secilit mashkull.

Megjithatë, modelja nuk ka vetëm partnerë online; ajo është gjithashtu në një lidhje serioze për gjashtë vjet.

“Kam vënë re se partneri im afatgjatë bëhet pak xheloz ndonjëherë kur më sheh në dhomën e gjumit duke bërë video për fansat e mi dhe duke përmbushur fantazitë e tyre më të mëdha. Por sigurohem që të mos e neglizhoj dhe ta mbaj të kënaqur. Ai është në rregull me gjithçka që bëj, por ne kemi një kufi, unë nuk filmoj asnjë përmbajtje me burra të tjerë”, ka thënë 30-vjeçarja.

Next Post
Ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vetëvritet në qeli: Gjendet i varur me çarçaf

Ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vetëvritet në qeli: Gjendet i varur me çarçaf

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In