• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Juventusi kërkon sot fitoren Empolit, që të bëjë diferencën në Seria A

by Java News
27/10/2018 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi dominoi në mënyrë shembullore një kundërshtar si Manchester United, për më tepër brenda në “Old Trafford”, Juventusi i rikthehet kampionatit, ku kalendari i ofron një ekip si Empoli, që nuk fiton një takim që nga java e parë e Serisë A.

Ndeshja do të luhet në Toskanë, në orën 18:00, në stadiumin “Castellani” dhe kampionët në fuqi kanë një rast të shkëlqyer për të marrë fitoren e radhës, për më tepër javën e kaluar, ndonëse kaluan të parët në avantazh, bardhezinjtë u bllokuan brenda në Torino në një barazim 1-1 me Genoan.

Në Angli “Zonja e Vjetër” nuk është se shpenzoi shumë energji dhe ekipi i Allegrit e administroi në mënyrë të shkëlqyer epërsinë, sidoqoftë do të mungojnë Khedira dhe Mandzukic, ndërsa mesfushori Emre Can mbetet në dyshim. Vendasit paraqiten në këtë ndeshje pas barazimit 3-3 me Frosinone-n, megjithatë është e kuptueshme që “të kaltrit” do të bëjnë çmos për të marrë diçka nga ky takim, për të dalë nga kriza dhe rikthyer besimin te tifozët. Ekipi toskan nuk e mposht Juventusin prej afërsisht dy dekadave në kampionat, ndërsa në Kupën e Italisë “vendësit” që u ngjitën sivjet nga Seria B krenohen me një fitore 1-0 11 vjet më parë, pikërisht në këtë stadium.

 

Juventusi vazhdon të dominojë futbollin në Apenine dhe është e kuptueshme që me diferencat e mëdha që ka me gjithë skuadrat e tjera “Zonja e Vjetër” të bëjë ndryshime në formacion, ku natyrisht spikat rreshtimi i Douglas Costas nga minuta e parë. Për momentin kampionët në fuqi numërojnë 4 pikë më shumë se Napoli dhe 6 më tepër se Interi, gjithsesi me kundërshtarë si Empoli dhe Cagliari në kalendar, duke patur parasysh impenjimet e dy ndjekësve më të afërt me skuadrat romane, pritet që avantazhi në klasifikim të rritet, me synimin e qartë për të përgatitur më pas me qetësi impenjimet ndaj kundërshtarëve të tillë si Manchester United e Milan që shfaqen në horizont, por sidoqoftë me kalimin e javëve duke parë forcën, lirshmërinë në lojë si dhe futbollin vertikal që të gjithë po binden pak e nga pak se “bardhezinjtë” këtë herë i kanë që të gjitha mundësitë për të bërë “tripletën”.

 

Takimi i mbrëmjes do të luhet në Torino, ndërmjet ekipit “granata” dhe Fiorentinës. Skuadra vjollcë do të tentojë fitoren e dytë radhazi në Stadiumin Olimpik, gjithsesi përballja ndërmjet tyre pritet të jetë vërtet shumë interesante, pasi bëhet fjalë për dy klube të dhjetëshes së parë, që në tabelën e renditjes ndahen nga vetëm një pikë, ndërkaq Java e 10 në kampionatin italian starton herët, më saktë në orën 15:00, kur Atalanta do të presë në “Atleti Azurri” Parmën, që aktualisht ka katër pikë më shumë në klasifikim. TCh

Next Post
Mbretëresha Elizabeth në zi, ndahet prej qenit të saj (FOTO)

Mbretëresha Elizabeth në zi, ndahet prej qenit të saj (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In