Juventusi e ka tërbuar Chelsean me çmimin që ia ka vënë mbrojtësit të saj, Alex Sandro, raporton The Telegraph.
Sandro ka kohë që është objektiv i Antonio Contes, i cili është i vendosur ta përforcojë mbrojtën me të, transmeton Express.
Por, siç raportohet, Juventusi nuk lëshon pe nga kërkesa prej 68 milionë euro për të, çmim ky që cilësohet si shumë i lartë nga Chelsea. (b.an)