• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Juventus/ Sarri drejton një ekip që vlen 1 miliard euro (Vlera e secilit)

by Java News
21/07/2019 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mauricio Sarri ka një “bandë” të denjë për të bërë tifozët të ëndërrojnë, një “tank” me nëntë zero, më saktësisht me vlerë prej 1 miliard e 19 milionë eurosh.

 

Këtë e konfirmon instituti i statistikave “CIES”, mbi të cilin bazohen edhe shumë të dhëna të FIFA-s, mbi studimet e sportit më të bukur në botë. Sigurisht që këto të dhëna janë teorike, jo praktike, pasi siç dihet, futbolli është gjithçka përveçse një shkencë ekzakte, por nëse realisht ky grup aktual ka këtë vlerë, apo ndoshta më shumë sesa kaq (çmimet llogariten në varësi të tregut, jo të kërkesave të klubit), duhet ta tregojë në fushë, në sezonin që pritet të fillojë e në vazhdim.

 

Gjithsesi, mjafton të lexosh shifrën prej 1 miliard e 19 milionë eurosh për të kuptuar “forcën e zjarrit” që ka në dispozicion trajneri i ri bardhezi, i cili gjithsesi duhet të nisë të bëjë edhe disa vlerësime më të thella, duke qenë se mes 29 lojtarëve, disa duhet të largohen, por kjo nuk do të thotë se Juventusi është ngopur me blerjet sivjet. Përkundrazi, drejtori Fabio Paratiçi, pas mbylljes së kontratës me Matajs De Ligtin (së bashku me Ronaldon kap vlerën më të lartë të grupit, prej 110 milionë eurosh), tani do të nisë edhe një punë më të vështirë për të spastruar disa emra si për shembull Sami Khedira, Gonzalo Higuain, apo ndoshta edhe Mario Manxukiç, Moise Ken apo edhe Zhoao Kanselo e deri te mundësia e Paulo Dibalës.

 

 

Për të gjithë këta, ofertat kanë kohë që vijnë, por deri tani ka qenë e vështirë që të kënaqen si dëshirat e lojtarëve, po ashtu edhe ato të Juves. Nga ana tjetër, në radarët e “Zonjës së Vjetër” mbetet Mauro Ikardi, ish-kapiteni i Interit, që mbetet një rebus për t’u zgjidhur në këtë merkato, duke parë se në radhët e zikaltërve është vërtet i padëshiruar, por në Torino shihet si një bast që përçan tifozë dhe analistë, mbi afrimin e mundshëm.

 

Ndërkohë, dy emra të tjerë që mbahen gjithashtu nën vëzhgim janë Mateo Darmian dhe Kristiano Piçini, dy mbrojtës anësorë, respektivisht të Mançester Junajtid dhe Valencias, të cilët shihen si zëvendësuesit e mundshëm të Zhoao Kanselos, i cili duket i destinuar për ta lënë Torinon, me Mançester Sitin dhe Bajernin e Mynihut në sfond. Por derisa spastrime dhe afrime të tjera të mundshme të lajmërohen nga kampionët e Italisë, Mauricio Sarri mund të shijojë dhe të vazhdojë punën, me “bandën” e tij prej 1 miliard eurosh.//PanoramaSort

Next Post
Drenicë 1924/ Ceremonia me arkivolët e serbëve të vrarë nga çeta e Azem Bejtës

Drenicë 1924/ Ceremonia me arkivolët e serbëve të vrarë nga çeta e Azem Bejtës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In