Paris Saint-Germain ka bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh për Alex Sandron, por menjëherë është refuzuar nga Juventusi.
Anësori i majtë i mbrojtjes se Juventusit është i lidhur shumë më skuadrën franceze por për të janë të interesuar edhe Chelsea e Manchester United.
‘Bianconeri’ dëshirojnë që të nënshkruajnë kontratë të re me të, edhe pse deri me tani nuk ka të dhënë se kanë përparuar shumë në këtë aspekt.
Sipas Tuttomercatoweb, PSG ka bërë ofertë 40 milionë euro, por për Juven kjo shumë është e vogël pasi e vlerësojnë më lartë mbrojtësin e tyre. /b.d











