Fitorja mbrëmjen e djeshme e Juventusit në “Santiago Bernabeu” ka tronditur botën. Të gjitha të përditshmet sportive i kanë kushtuar faqen e parë bardhezinjve duke i thurrur lavde, ndërsa nuk kanë munguar kritikat për mbretërorët.
Gazeta katalanase “El Mundo Deportivo” e ka hapur në faqen e parë “Mamma mia!” për të treguar habinë e eleminimit të madrilenëve.
Ndërsa gazeta “Marca” e ka cilësuar këtë eleminim si fiaskon e shekullit. E përditshmja franceze “L’Equipe” është hapur me titullin “Juventusi i madh”.
Ndërsa për mediat angleze fajtor për eleminimin është Mr.100 milionëshi Gareth Bale, të cilin në faqen e parë të tyre e kanë cilësuar si “Gareth Fail” (Dështimi i Gareth)














