Kampionia e Italisë Juventusi ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të kampionatit.
Djelmtë e Allegrit kësaj radhe mposhtën në shtëpi Lazion me rezultatin 1:0.
Pjesa e parë ishte e barabartë dhe përfundoi pa gola edhe pse Juventusi kishte diçka më shumë nga rastet.
Ndërsa, me të filluar pjesa e dytë ‘Zonja e Vjetër’ u vërsul furishëm për të gjetur golin e epërsisë, por iu desh të pres minutën e 66-të.
Ishte mesfushori gjerman, Sami Khedira, i cili shënoi një gol të bukur, pas asistimit të Paolo Dybalas.
Pas kësaj fitore, Juventusi prinë renditjen në Serie A, me gjashtë pikë. /Telegrafi/