Drejtuesit e Juventusit nuk duan ta humbasin sulmuesin Alvaro Morata dhe po përgatisin një ofertë të madhe për Real Madridin.
Calciomercato shkruan se, Juventus do të ofrojë Realit 40 milionë euro për Moratan, në mënyrë që skuadra spanjolle mos të përdorë opsionin e kthimit të tij në Madrid.
Kështu Juventus do të parandalonte interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane, të cilat janë në kërkim të sulmuesit spanjoll./a.m.