Pasi humbi në verë duelin me Interin për shërbimet e Rey Manaj, Juventusi kërkon një tjetër talent shqiptar të cilin thuajse e ka blerë. 17-vjeçari Fabio Sakaj do të transferohet verën e ardhshme në radhët e bardhezinjve për ta nisur nga sektori i të rinjve aventurën e re.
Sakaj ka luajtur disa ndeshje me Modenan jo si titullar por në minutat e fundit të takimeve dhe paraqitjet e tij kanë rënë në sy me Juventusin që ka lëvizur menjëherë për të bllokuar lojtarin shqiptar me origjinë nga Lezha.
Supersport