Juventus e ka mposhtur Paris Saint Germain, në kuadër të Champions Cup, i cili po mbahet në Amerikë, me rezultat 3:2.
Golin për kampionin e Italisë i ka shënuar: Gonzalo Higuain (45) dhe Claudio Marchisio (62 dhe 89), shkruan Express. Kurse, golat për ekipin nga Parisi i kanë shënuar: Goncalo Guedes (53) dhe Javier Pastor (80). (b.an)











