Para sfidës me Torinon, që “Zonja e Vjetër” e zhvillon këtë fundjavë, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur edhe për Andrea Belottin.
Ai e ka pranuar se Belotti është talent me të ardhme të ndritur, por la të kuptohet se nuk do të kërkohet nga Juventusi, pasi sipas Allegrit, Belotti e Gonzalo Higuain nuk mund të luajnë në një skuadër.
“Belotti? Belotti është kampion i madh dhe e ardhmja e Italisë”, tha fillimisht ai.
“Belotti dhe Higuain bashkë? Nuk mund të luash me të dy bashkë”, shtoi Allegri. “Dybala dhe Belotti janë dy prej talenteve më të mëdhenj në Evropë”. /a.m.











