Sipas shtypit vendas, Isla dhe De Ceglie janë shumë pranë skuadrës franceze Marseille. Të dy këta futbollistë, sipas shtypit, do të huazohen e jo të shiten.
Për largimin e tyre ka folur edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili eshte shprehur se ata janë në kërkim të skuadrave të reja, pasi nuk bëjnë pjesë në planet e tij per sezonin qe sapo ka nisur.